19 Shtator 2019

Malta do të mbështet Kosovën në rritjen e shkëmbimeve tregtare

Prishtinë, 7 mars - Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka pritur sot ministrin  e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, të Maltës, Carmelo Abela, ku diskutuan për thellimin e bashkëpunimit dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare.

Ministri Shala theksoi se marrëdhëniet e mira politike dhe diplomatike në mes dy shteteve të reflektohen edhe në aspektin ekonomik, duke u dakorduar për rritje të shkëmbimeve tregtare në mes Kosovës dhe Maltës.

“Kosova dhe Malta kanë marrëdhënie të shkëlqyera diplomatike. Unë dhe ministri Abela u dakorduam dhe u zotuam se këto marrëdhënie të mira në mes të dy shteteve në aspektin politik t’i shndërrojmë edhe në aspektin tregtar dhe besoj se ky takim të llogaritet si një fillim i mbarë që marrëdhëniet tona tregtare të kenë një nivel tjetër nga ai që është sot”, theksoi ministri Shala.

Ministri i MTI-së Endrit Shala e informoi ministrin e Maltës, Carmelo Abela, për mundësinë dhe potencialin që ofron Kosova për investitorët e huaj dhe për lehtësirat që i ofron Ligji për Investime Strategjike.

“Republika e Kosovës ofron mundësi të jashtëzakonshme për investitorët e huaj për shkak të shumë arsyeve, duke u nisur nga më e rëndësishmja që Kosova ka një rini shumë inovative dhe krijuese, po ashtu tatimet e favorshme dhe Ligji për Investime Strategjike i cili krijon lehtësira për çdo investitor që e ka në plan investimin në vendin tonë”, tha ministri Shala.
 
Shala falënderoi ministrin Abela për kontributin që ka dhënë për ndërtimin e shtetit të Kosovës nëpër etapa të ndryshme.

Ndërsa, ministrin i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Maltës, Carmelo Abela, tha se shteti i tij do të vazhdojë mbështetjen për Republikën e Kosovës duke e ndihmuar në aspektin e fuqizimit ekonomik dhe rritjes së shkëmbimeve tregtare.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 shtator 2019 - Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren të zhvillon punimet një punëtori nga Garda Kombëtare e Iowa në SHBA dhe Forcës të Sigurisë së Kosovës. (Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, ora 8:00)

- Mbahet mbledhja e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës. (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 10:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, do të vizitojë Komunën e Mamushës  ku do të takoj kryetarin e kësaj komune, Abdülhadi Krasniç , për të diskutuar rreth përgaditjes së Garës Nacionale të Sportit. (Objekti i komunës, ora 10:15)

- Fillon skema e re e projektit per fuqizimin e angazhimit të ndërtimit të pronësisë i financuar nga BE që synon të mbështesë punën e OJQ-së për një Kosovë të gjelbër. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 10:30)

- Në kuadër të Javës për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kosovë, Balkan Green Foundation dhe Instituti për Politika Zhvillimore organizojnë eventin që thekson të arriturat dhe ndikimin në komunitet nga projekti “Empower - Engage Build Ownership” i mbështetur nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë. (Amfiteatri i Sheshit Zahir Pajaziti, ora 10:30)

- Në faqen e KDI-së në Facebook, mbahet bashkëbisedimi LIVE për dialogun Kosovë-Serbi, me kandidaten për kryeministre znj.Vjosa Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës. (KDI, ora 12:00)

- Lëvizja FOL organizon diskutimin e katërt në kuadër të Forumit FOL Hapur me kandidatin për Kryeministër nga Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Partia Socialdemokratike. Ramush Haradinaj. (Lëvizjes FOL, ora 13:00)

- Mbahen ndeshjet e ligës së femrave dhe ligës së juniorëve në pingpong. (Ferizaj, ora 18:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti takohet me qytetarë të Prishtinës. (Hotel Sirius, ora 18:00)

- Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani, takohet me strukturat dhe qytetarët e Ferizajt. (Restaurant “Fitorja”. ora 18:00)

- Bëhet hapja e ekspozitës personale të piktorit Vehbi Murati, e titulluar “Një ditë e zakonshme shtatori”. (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00) 

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti takohet me banorë te Malishevës së Gjilanit. (Fshati Malishevë, ora 20:00)

 - Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti takohet me banorë te Pozhoranit. Pozhoran, ora 21:00)