24 Shkurt 2019

Luftërat e vazhdueshme tregtare mund të dëmtojnë rritjen ekonomike globale

Bali, 12 tetor - Shefja ekzekutive e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) Christine Lagarde paralajmëroi se luftërat e vazhdueshme tregtare mund të dëmtojnë rritjen ekonomike globale dhe të zgjerohen edhe në vende të tjera.

Duke folur në takimin vjetor të FMN-së dhe Bankës Botërore në Bali të Indonezisë, Lagarde tha se organi ndërkombëtar bën thirrje që kombet të ulin tensionet tregtare dhe të punojnë drejt një sistemi tregtar global më të fortë dhe më të drejtë.

Komentet e shefes së FMN-së vijnë në kohën e vendosjes së tarifave të larta nga ShBA-ja ndaj disa ekonomive të mëdha të botës.

Ajo theksoi gjithashtu se rimëkëmbja e ekonomisë globale nuk është e fortë sa duhet, pasi FMN-ja uli me 0.2 pikë përqindje parashikimin e saj të rritjes globale. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 shkurt 2019 - Mbahet kampionati ekipor në pingpong Liga e Parë e Meshkujve. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ora 10:00)

- Komuna e Deçanit në bashkëpunim më OVL të UÇK-së, organizojnë mbledhje komemorative, me rastin e ndarjes nga jeta të ish-luftëtarit Halim Tolaj. (Salla e Asamblesë Komunale në Deçan, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media për çështjen e Lumbardhit në të cilën flasin nënkryetarja Fatmire Kollçaku dhe anëtari i Kryesisë në Pejë Taulant Kelmendi. (Takimi me gazetarë bëhet tek hotel "Dukagjini", ora 12:00)

 - Mbahet ceremonia e varrimit të ish-luftëtarit Halim Tolaj. (Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve të Kombit në fshatin Prejlep, ora 13:00)