15 Shtator 2019

Lufta tregtare me Kinën dëmton bizneset amerikane

Washington, 18 qershor - Bizneset dhe shoqatat tregtare amerikane po i thonë administratës Trump se shkallëzimi i luftës tregtare me Kinën do të dëmtojë familjet, vendet e punës dhe ekonominë amerikane.

Duke filluar që këtë javë, Zyra e Përfaqësuesit të Tregtisë në SHBA do të zhvillojë seanca dëgjimore për shtatë ditë, në të cilat do të shqyrtohet shtimi me 25 për qind i tarifave ndaj pothuajse të gjitha importeve kineze që nuk janë prekur ende nga taksat.

Në një deklaratë për Zyrën e Përfaqësuesit të Tregtisë, Dhoma Amerikane e Tregtisë tha se "ka alternativa më të mira për trajtimin e politikave dhe praktikave të Kinës, që nuk do të kishin të njëjtat ndikime negative mbi konsumatorët, bizneset dhe komunitetet lokale të Shteteve të Bashkuara. Tani është koha për t'u kthyer në diskutime serioze dypalëshe," – thuhet në deklaratën e Dhomës Amerikane të Tregtisë.

Më shumë se 600 kompani dhe shoqata të tjera tregtare, në mesin e tyre kompantë Walmart dhe Target, nënshkruan një letër, me nismën e një koalicioni biznesi, ku thuhet se tarifat e reja dëmtojnë ekonominë amerikane. Presidenti Trump tashmë ka vendosur tarifa prej 25 për qindsh ndaj mallrave kineze me vlerën e 250 miliardë dollarëve. Në letër i bëhet thirrje Shtëpisë së Bardhë që t’i heqë tarifat, duke thënë se ato do të kenë "një ndikim negativ afatgjatë tek bizneset amerikane, fermerët, familjet dhe ekonomia amerikane".

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 shtator 2019 - Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani, takohet me strukturat dhe banorët e fshatit Gjonaj, në Prizren. (Shtëpia e Kulturës në Gjonaj. ora 16:30)

- Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani takohet me strukturat dhe banorët e fshatit Korishë, në Prizren. (Restoran “Blerta” në Korishë. ora 17:30)

- Mbahet nata e dytë e Festivalit Ndërkombëtar të Valleve për Fëmijë “Ylberi i Prishtinës”. (Amfiteatri i Sheshit “Zahir Pajaziti”, ora 18:00)

- Shfaqet filmi lidhur me Javën e Zhvillimit të Qëndrueshëm i Kosovës dhe Javën e Diplomacisë së Klimës konferenca ndërkombëtare të nivelit të lartë që shqyrtojnë sfidat kryesore mjedisore të Kosovës, do të organizohen për herë të dytë në Kosovë. (Muzeu Kombëtar i Kosovës, ora 19:00)

- Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani takohet takohet me rininë e Prizrenit. (Te Shatërvani, ora 19:00)