16 Janar 2019

Lira turke ka rënë më shumë se 40 për qind

Ankara, 13 shtator - Banka qendrore turke po përballet me një presion në rritje për të ngritur normat e interesit në një takim të enjten me synimin për të mbrojtur vlerën e një monedhe në rënie dhe për të frenuar inflacionin dy shifror.

Por mbeten shqetësime lidhur me kontrollin që ka Presidenti Rexhep Tajip Erdogan mbi politikën monetare të vendit.

Lira turke ka rënë më shumë se 40%, kryesisht javët e fundit, duke nxitur një inflacion të shfrenuar.

"Për të vazhduar me ritmin e përshpejtimit të inflacionit, banka qendrore duhet të rrisë interesat me më shumë se 400 pikë," thotë ekonomisti i lartë Inan Demir me firmën Nomura International, "Kjo është vetëm për të kapur ritmin e inflacionit, që nga rritja e fundit. Nëse marrim parasysh perspektivën e rritjes së mëtejshme të inflacionit, ndoshta nevojitet një rritje më madhe e normës së interesit, "shtoi ai.

Demiri thotë se ajo që e ka përshpejtuar rënien e lirë të lirës janë shqetësimet e investitorëve se banka qendrore mund të mos veprojë me vendosmëri për shkak të Erdoganit, i cili ka kompetenca ekzekutive gjithëpërfshirëse. Ai ka shprehur në mënyrë të përsëritur kundërshtimin ndaj normave të larta të interesit, të cilin ai pretendon se "skllavërojnë njerëzit e varfër".

Në një deklaratë, këtë muaj banka qendrore tha se ishte e gatshme të ndryshonte politikën monetare për të frenuar inflacionin. Tregjet financiare e interpretuan komentin se banka po përgatitej të rrisë normat e interest në mënyrë agresive. "Deklarata sugjeron se do të shohim disa veprime," tha Demir, "por unë nuk jam i bindur se përgjigjja do të jetë aq e madhe sa do të duan tregjet."

Këtë javë, ministri turk i financave Berat Albayrak kërkoi të flasë pozitivisht për ekonominë turke, duke pretenduar se sistemi financiar tashmë është "vet-korrigjuar". Albayrak është dhëndëri i presidentit dhe shihet gjerësisht se ka lidhje të brendshme me Erdoganin. Disa analistë sugjerojnë se deklaratat pozitive të Albayrak mund të synojnë të ulin nevojën për një rritje të ndjeshme të normës së interesit.

Pritshmëritë e gabuara të investitorëve ndërkombëtarë mund të jenë të kushtueshme. "Do të ketë shitje masive deri në pikën e një paniku në qoftë se ata nuk rrisin mjaftueshëm normat e interesit ", thotë analisti politik Atilla Yesilada me firmën Global Source Partners.

Analistët paralajmërojnë se një rënie e mëtejshme e lirës rrezikon të minojë besimin e publikut turk tek monedha, gjë që do t'i bëjë ata të kthejnë kursimet e tyre në dollarë, duke shtuar presionin ndaj lirës dhe duke rrezikuar që ekonomia të bjerë në një cikël vicioz.

"Dobësia e lirës ushqen inflacionin," thotë zoti Demir, dhe "veprimi i pamjaftueshëm i bankës qendrore çon në rritjen e depozitave në dollarë, që ushqen dobësimin e lirës dhe që nxit përsëri inflacionin".

Bankat ndërkombëtare parashikojnë se ekonomia turke do të hyjë në recesion vitin e ardhshëm. Koha është shumë e papërshtatshme për presidentin Erdogan. Në mars, Turqia mban zgjedhje vendore kritike për qytetet e mëdha, një nga vendet e pakta ku partitë e opozitës ende kanë mundësi të ushtrojnë pushtet. Erdogani e ka bërë prioritet të fitojë zgjedhjet e marsit.

Erdogan ka të ngjarë të jetë i vetëdijshëm, se me shumë prej firmave të mëdha të Turqisë që kanë borxhe të mëdha, një rritje e mëtejshme në normat e interesit rrezikon gjithashtu ta çojë më tej ekonominë në recesion.

Por rritja e normës së interesit në vetvete mund të mos jetë e mjaftueshme për të adresuar shqetësimet e investitorëve dhe për të rivendosur stabilitetin e monedhës. "Një paketë reformash është e nevojshme," thotë zoti Demir.

Banka Botërore ka paralajmëruar Turqinë të frenojë projektet masive të ndërtimit që thotë se po mbinxehin ekonominë dhe po nxisin inflacionin. Investitorët gjithashtu po bëjnë thirrje që banka qendrore të jetë e pavarur dhe pa ndërhyrje të politikës. Analistët thonë se Ankaraja gjithashtu do të duhet të riparojë marrëdhëniet e saj me Uashingtonin.

Rënia e lirës në gusht u shkaktua nga imponimi i sanksioneve nga Presidenti amerikan, Donald Trump lidhur me arrestimin e pastorit amerikan Andrew Brunson, i cili është në gjyq për akuzat për terrorizëm që Uashingtoni pretendon se janë të motivuara politikisht.

Tani për tani, Erdogani duket të jetë gati ta vështirësojë situatën, duke këmbëngulur se Brunson duhet të gjykohet dhe se dobësimi i lirës është pjesë e një komploti ndërkombëtar kundër Turqisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 janar 2019 - Banorët e lagjes Makolli nga fshati Cikatovë protestojnë para Gjykatës Themlore në Drenas në mbrojtje të çdo vendimi që merr gjykata në dem të familjes Makolli. (Para Gjykatës Themelore në Drenas, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim pune kryetarët e Komunave në kuadër të "Forumi Konsultativ Qeveri - Komuna". (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri do të dorëzojë peticionin për bashkimin e qytetit të Mitrovicës me 16,594 nënshkrime të qytetarëve, në tri institucione te Qeveria, Kuvendi, si dhe te Presidenti. (Qeveria e Kosovës, ora 9:30)

- Kryetari i SBASHK-ut se bashku me kryetarin e këshillit të prindërve te komunës se Lipjanit Milazim Sadik do t'i vizitoj grevistët e komunës së Lipjanit. (Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “Vëllezërit Frasheri” në Lipjan, ora 9:45)

- Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune në Agjencinë Kosovare të Privatizimit. (Agjencia Kosovare e Privatizimit, ora 10:30)

- Kryetari i SBASHK-ut se bashku me kryetarin e këshillit të prindërve te komunës se Lipjanit Milazim Sadik do t'i vizitoj grevistët e çerdhen e komunës së Lipjanit. (Objekti i çerdhes se Lipjanit, ora 10:30)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrat e Vetëvendosjes, ora 11:00)

- Grupi i asambleistëve të LDK-së në Prishtinës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, te Qafa, ora 11:00)

- Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave organizon tryezën e rrumbullakët në të cilën do të prezantohet Punimi i Politikave “Parandalimi i Radikalizmit dhe Ekstremizmit të Dhunshëm: Mësimet nga Shembujt Pozitivë të Komunave të Podujevës dhe Suharekës”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Prokuroria Themelore e Prizrenit mban konferencën për media ku do të prezantohet raporti i punës për vitin 2018 dhe objektivat e kësaj prokurorie për vitin 2019. (Prokuroria Themelore në Prizren, rruga William Walker, ora 11:00)

- Përfaqësuesit e studentëve nga të gjitha Universitetet Publike në Republikën e Kosovës do të mbajnë një protestë  para Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. (Protesta do të fillojë nga Bibloteka Kombëtare, ora 13:00)