29 Mars 2024

Lejohet puna e kafe bar restoranteve pas orës 24

Prishtinë, 27 shtator  – Delegacioni i Shoqatës së kafe bar restoranteve të Prishtinës gjatë takimit me kryetarin e Prishtinës Isa Mustafa janë pajtuar që të jepet afati njëmujor përgatitor për krijimin e kushteve të kërkuara nga komuna. 


Sekretari i përgjithshëm i Odes Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi e njoftoi kryetarin Mustafa lidhur me qëndrimet dhe kërkesat e Shoqatës së Kafe Bar Restoranteve e Prishtinës dhe propozoi zgjidhjet për tejkalimin e situatës së krijuar.
 
Gjatë takimit u arrit marrëveshja qe tu lejohet puna e kafe bareve te natës pas orës 24 për një periudhe transitore një mujore, 15+15 ditë,  për plotësimin e kushteve për punë.
 
Organet kompetente komunale do te dalin ne kontrollim te lokaleve me qellim te mbikëqyrjes se aktiviteteve rreth përmbushjes se kritereve për punën e lokaleve (siguria nga zjarri,evitimi I zhurmës, dalja emergjente etj).
 
U kërkua nga Shoqata që për ketë periudhe kohore, kafe baret te mbajnë përgjegjësinë e mbajtjes se rregullit dhe qetësisë në të kundërtën do te mbyllen .
 
Zyra ligjore  e Komunës do te punoje ne hartimin e rregullores se punës se lokaleve te natës dhe ne grupin punues do te jene edhe përfaqësues te Shoqatës se Kafe ,Bar,Restoranteve te Prishtinës dhe OEK. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)