03 Qershor 2020

"Lavërtaria" tërhiqet nga vala 43 e privatizimit

Prishtinë, 21 prill - Sot, Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) është obliguar të tërheqë nga Vala e 43-të e Privatizimit, Ndërmarrjen e Re “Lavërtari Blegtori Administrata e vjetër” SH.P.K. e cila ishte paraparë të tenderohet në valën 43 të privatizimit me datë 12 maj, 2010. 

Arsyeja e tërheqjes së kësaj Ndërmarrje të Re nga vala 43 e Privatizimit është pamundësia e sigurimit të dokumentacionit kadastral të domosdoshëm.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Qershor 2020

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ku raporton Drejtorit te AKI-së Kreshnik Gashi lidhur me gjendjen e sigurisë gjate periudhës se pandemisë dhe situatën aktuale. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00) 

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e qeverisë, ora 10:00)

- Kuvendi i Kosovës mban seancë për votimin  për votimin e Qeverisë. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të vendos vazo dekorative gjelberuese në sheshin Bill Klinton. (Shshi Bill Klinton, ora 11:00)
  
- Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruan kontratën për Bursën Olimpike Tokyo 2020 me mundësin, Egzon Shala. (Zyret e KOK-ut në Shtëpinë e Sportit, 13:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi mban konferencë për media. (Hapësira në hyrje të Presidencës, ora 16:00 )