19 Prill 2024

KPK shqetësohet për mosfunksionimin e tregut të përbashkët Kosovë- Shqipëri

Prishtinë, 5 mars - Klubi i Prodhuesve të Kosovës (KPK) shpreh shqetësimet ndaj vështirësive që prodhuesit nga Kosova janë duke i hasur si pasojë e mosfunksionimit të mirë të tregut të përbashkët Kosovë – Shqipëri.

Vështirësi këto që shkaktohen nga barrierat e shumta procedurale nga ana e autoriteteve të Shqipërisë për prodhuesit nga Kosova, duke ndikuar kështu në mosfunksionimin e këtij tregu të përbashkët. Po ashtu, prodhuesit Kosovar përballen me një situatë e cila është dekurajuese për prodhimet e tyre, gjë që reflektohet edhe me të dhënat e fundit sa i përket shkëmbimit tregtar.

Problemet që prodhuesit nga Kosova hasin kanë të bëjnë me procedurat që aplikohen nga shteti shqiptar për produktet nga Kosova, si pagesa për skaner, mospranimi i certifikatave fitosanitare, kontrollet e gjata dhe të panevojshme produkteve, të cilat shkaktojnë vetëm vonesa dhe rrjedhimisht rritje të kostos.

Edhe pse përkushtimi për vite me radhë në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve bilaterale tregtare, ka rezultuar në një numër të madh të marrëveshjeve dhe nismave të ndryshme qoftë në nivelin ndërqeveritar apo në mes të komuniteteve të biznesit, progresi i shënuar deri me tani lë shumë për të dëshiruar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)