23 Janar 2021

KPK kërkon nga ATK që të bëjë autorizimin për lirime në import në lënde të parë

Prishtinë, 24 dhjetor - Klubi i Prodhuesve të Kosovës kërkon nga Administrata Tatimore e Kosovës që të bëjë vazhdimin e vendimeve për autorizimin për lirime në import në lëndë të parë,  i cili për disa kompani vlen deri më datën 31 dhjetor.

Një pjese të kompanive prodhuese ju skadojnë autorizimet me datë 31 dhejtor dhe këta të fundit nuk kanë bërë kërkesë për vazhdim sepse kanë menduar që të gjitha autorizimet janë vazhduar me automatizëm si pjesë e vendimeve qeveritare për masat kundër pandemisë Covid19.

Duke marrë parasysh gjendjen aktuale të kufizimeve të pandemisë, por edhe paqartësitë që kompanitë prodhuese po hasin lidhur me autorizimet për lirime në import dhe afatet kohore të këtyre autorizimeve, por edhe për të shmangur  pengesat dhe mundësuar mbarëvajtjen e procesit të prodhimit kërkojmë nga ATK vazhdimin e vendimeve të autorizimeve për lirime në import të lëndë së parë deri më datën 31.12.2021.

Ose se paku shtyrja e afatit të bëhet deri në Mars 2021, kjo për të krijuar hapësirë të mjaftueshme kohore për pajisje me autorizime te reja dhe për të mos penguar prodhuesit në afarizmin e tyre gjate kësaj periudhe.

Andaj edhe kërkojmë nga ATK  që të vendimet për autorizimin për lirime në import të vazhdohen me automatizëm deri në vitin e ardhshëm ose se paku te shtyhet afatit deri në muajin mars te vitit 2021.
​

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 Dhjetor 2020 - Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp. (Zyrët e sindikatës në objektin e ish Germisë, ora 11:00)

- Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” organizon konferencën e parë për media, në të cilën do të shpaloset plani i DnV-së për misionin vëzhgues të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit 2021. (Zyret e Institutit Demokratik të Kosovës, ora 11:00)   

- Shoqatës së transportit rrugor të udhëtarëve mban konferencë për media lidhur me pakënaqësitë e Shoqatës me mos përmbushjen e kërkesave të tyre nga ana e Qeverisë dhe mos përfshrirjen e tyre në pakon e rimëkëmbjes ekonomike. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 11:00)  

- Federata e Karatesë e Kosovës, ndan çmimin “Karateisti më i Madh Mbarëshqiptar - Enver Idrizi”. (Swiss Diamond Hotel, ora 12:00)

- Mbahet Festivali i Dramës Shqipe “Talia e Flakës”. (Teatri i Qytetit në Gjilan, ora 16:30)