28 Mars 2024

Kosova merr zyrtarisht kryesimin e CEFTA

Prishtinë, 24 janar - Kosova ka marrë sot zyrtarisht në Bruksel kryesimin e CEFTA-s,  marrëveshje kjo më e rëndësishmja jo vetëm në vendet e Ballkanit Perëndimor por edhe më gjerë, duke iu referuar kështu tregtisë së lirë në mes këtyre vendeve. 

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, i cili do të jetë kryesues i CEFTA-s, me këtë rast ka thënë se Kosova do të luajë një rol konstruktiv gjatë kohës që do të udhëheqë me CEFTA-n. 

Ministri Hasani ka deklaruar se rëndësi të veçantë  do t’i kushtojë implementimit të marrëveshjeve të deritashme dhe se do të përkushtohen në jetësimin e marrëveshjeve që pritet të arrihen në të ardhmen. 

“Si ministër i qeverisë së Kosovës dhe kryesues i CEFTA-s  ne do të angazhohemi maksimalisht për të kryer obligimet tona, për të realizuar objektivat tona dhe më e rëndësishmja gjatë këtij kryesimi do të fokusohemi në implementimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani dhe të marrëveshjeve që do të arrijmë në të ardhmen”, theksoi  ministri Hasani.

Ai është shprehur se objektiv strategjik do të jetë krijimi i Zonës Ekonomike Rajonale, me bazë të pajtueshmërisë me BE-në dhe marrëveshjen e CEFTA, për promovimin e investime përmes promovimit të tregtisë rajonale.

Ministri Hasani ka deklaruar se Kosova gjatë kryesimit të CEFTA-së do të ketë një qasje të bashkëpunimi duke mos neglizhuar asnjërën palë të përfshirë në këtë marrëveshje.

“Gjatë vitit 2018 qasja e Kosovës do të jetë proaktive dhe ne do të punojmë që të sjellim të gjitha palët në tavolinë dhe të marrim vendime që shkojnë në favor të bashkëpunimit rajonal dhe të integrimit në BE-së si qëllim primar i vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha Hasani.

Pas një hapi të tillë, të kësaj rëndësie për vendin tonë, në sferën e shkëmbit të mallrave dhe tregtisë së lirë me vendet pjesë të kësaj marrëveshjeje ministri Hasani  i ka ftuar të gjitha palët për një bashkëpunim reciprok, pasi që kjo, siç ka thënë Hasani, shkon në drejtim të përmirësimit të jetës së qytetarëve të  këtyre vendeve.

Në kuadër të objektivit strategjik të lartpërmendur, kryesuesi i CEFTA-së për vitin 2018 do të ketë shtatë prioritete.

Prioriteti i parë do të jetë lehtësimi i  tregtisë së lirë në mallra; prioriteti i dytë është harmonizimi i tregjeve të CEFTA-s me BE-në; prioriteti i tretë është krijimi i një rajoni të lirë nga barrierat jo-tarifore dhe zgjidhja e kontesteve tregtare; prioriteti i katër do të jetë lehtësimi i tregtisë së lirë në shërbime; prioriteti i pestë është lehtësimi i lëvizjes së lirë të ekspertëve dhe profesionistëve dhe punëtore të kualifikuar; prioriteti i gjashti është  lëvizja e lirë e investimeve; ndërsa prioriteti i shtatë është forcimi institucional i Sekretariatit të CEFTAS-s.

Myriam Ferran nga Komisioni Evropian ka thënë se pret bashkëpunim konstruktiv me Kosovën.  Ajo ka thënë se ky është një test i madh për Kosovën dhe se duhet të fokusohen drejt një të ardhme të përbashkët në BE. 

Ndërsa, ambasadori i Kosovës në Bruksel, Bernard Nikaj, ka thënë se kryesimi i CEFTA-s është një rast i mirë për Kosovën. Ai ka thënë se ministri Hasani do të shtyjë përpara prioritetet e caktuara. Nikaj ka thënë se shpreson në bashkëpunimin të ndërsjellë të palëve.

Ndryshe Kosova është bërë pjesë e CEFTA-s në vitin  2006. Kjo është hera e dytë që Kosova merr kryesimin e CEFTA-s, kryesim i cili ndryshon çdo vit me rotacion.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)