17 Tetor 2018

Kosova larg anëtarsimit në Organizatën Botërore të Tregtisë-OBT

Gjenevë, 3 tetor - Delegacioni i AKB-së i kryesuar nga Kryetari, Agim Shahini po vazhdon takimet në kuadër të Forumit 2018 pranë Organizatën Botërore të Tregtisë në Gjenevë të Zvicrrës ku po diskutohen tema të rëndësishme për tregtinë botërore me vizion deri në vitin 2030, duke vazhduar me takime bilaterale të niveleve të ndryshme me rëndësi të veçant për Kosovën, ku sot u takuam me Paolo Garzotti, Zëvendës Shef i Misionit të BE-së në OKB dhe znj.Marie - Pierre Nicora zyrtare e Tregtisë të Misionit të BE-së në OKB.

Gjatë takimit Shahini prezantoi të arrituart e Kosovës në aspektin legjislativ që ka të bëjë me harmonizimin e ligjeve dhe akteve të tjera nënligjore me atë të BE-së dhe duke tentuar të harmonizohen edhe me OBT, Organizatë për të cilën Kosova aspiron të jetë pjesë e barabart me vendet e tjera në këtë organizatë me renome botërorepër të cilën rregullon raporten tregtare në tërë Botën dhe inkurajon investitorët më shumë që të vijn në Kosovë.

Ndërsa Paolo Garzotti, Zëvendës Shef i Misionit të BE-së në OKB tha se Kosova duhet të përparoj edhe më shumë në aspektin e harmonizimit të ligjeve që kanë të bëjnë me tregti dhe industri por edhe me integrime si pjesë e e kritereve që ka edhe BE-ja por edhe OBT-ja.

Për të qenë Kosova anëtare me të drejta të plota duhet që të ngrit në nivel të lrtë shtetëror lobimin dhe avokimin nëpër vendet e rëndësishme që kanë ndikim të madh në OBT për anëtarësim.

Deri më tash lobimi i Kosovës dhe interesimi i saj për të qenë pjesë e OBT-së është i ultë dhe për këtë duhet të ngritet niveli për të qenë më afër anëtarsimit të Kosovës në OBT.

Aspiratat e Kosovës mund të plotësohen vetëm me punë dhe përgjegjësi të lartë për të aplikuar fillimisht si proces për të cilën kan kaluar të gjitha shtetet të cilat janë anëtare, por ajo duhet të punoj që të jetë anëtare në OBT.

Në të kundërtën Kosova është larg aspiratave për të qenë pjesë e barabart me vendet ku i takon Kosovës të jetë.

Kosovën nuk mund ta pengon askush të jetë pjesë e OBT-së por për Kosovën nuk mund të punon askush përvec Kosovarëve dhe ne jemi të gatshëm ta ndihmojm këtë proces tha Paolo Garzotti.

Delegacioni i AKB-së në këtë takim ju bashkua edhe Diaspora shqiptare në Gjenevë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 tetor 2018

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të shqyrtohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit në mes të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Ministrisë se Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, për financimin e projektit “Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në UP". (Rektorati i UP-së, ora 10:00)

- Mbahet tryeza e kampanjës informuese “Kodi Civil ndikon në statusin ligjor të qytetarëve”, organizuar nga  projekti i financuar nga Bashkimi Evropian “Mbështetje Kodit Civil – faza 2”. (Hotel Happy në Gjakovë, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”, të cilin do ta nderojë me medaljen e Gjergj Kastritot - Skenderbeu. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Pesë profesorë  nga Budapesti do të vizitojnë  Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, ku edhe promovohet libri “Distribution atlas of vascular plants in Albania” botuar nga botanisti prof. dr. Zoltán Barina dhe mbahet një ligjëratë nga prof. dr. Antal Molnár. (Amfiteatrin e Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit, ora 10:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi  do të nënshkruajë Udhëzimin Administrativ për Ndëshkime me Gjoba Mandatore. (Kabineti i Ministrit Matoshi, kati 17, ish objekti “Rilindja”, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa në të cilën do të shqyrtohet plotësimi dhe ndryshimi i Ligjit për Automjete, për Efiçiencë të energjisë, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përuron objektin e Qendrës Rinore në Vushtrri. (Vushtrri, ora 11:00)

- Drejtori i Mbrojtjes dhe Shpetimit, Sami Spahiu nga Komuna e Gjilanit mban konferencë për media. (Zyra e krytarit të komunës, ora 11:00)

- Let’s Do It Kosova do të organizoj aksionin e pastrimit në Lipjan. (Oborri i Komunës së Lipjanit, ora 12:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike do të mbajë mbledhjen e radhës në të cilën do të shqyrtoj vlerësimet e sindikatës së MPJ-së lidhur me shkeljet në shërbimin e jashtëm. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-303, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të shqyrtohet Projektligji për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 13:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrat e Vetëvendosjes, ora 15:00)

-  Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, merr pjesë në takim me struktura drejtuese të Nismës në Vushtrri dhe Mitrovicë. (Restaurant Holiday në Vushtrri, ora 17:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, merr pjesë në hapjen e “Java e bizneseve nga diaspora”, e cila organizohet nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, në bashkëpunim me Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare. (Hotel Emerald, ora 19:00)