29 Mars 2024

Kosova fton investitorët italianë për të investuar në Kosovë

Romë, 16 mars - Mustafë Hasani, kryeshefi i Agjencisë për Promovimin e Investimeve në Kosovë (APIK), së bashku  përfaqësues tjerë nga institucionet e Kosovës po qëndrojnë në  Regjionin Marche  të Italisë për të promovuar klimën e favorshme për investime në Kosovë, si dhe për të thelluar bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar në mes afaristëve kosovarë dhe italianë.

Delegacioni kosovar ka pasur takime me Presidentin e Regjionit të Marche, me  Odën Ekonomike Tregtare të  regjionit të Marche, me Institutin e Biologjisë për Hulumtime  dhe Zhvillim Ekonomik, Dhomën e Industrisë.

Ndërsa, në konferencën "Fokus mbi Republikën e Kosovës”, që u mbajt në Fermo, kryeshefi i APIK-ut Mustafë Hasani, prezantoi mundësitë e investimeve në Kosovë dhe ftoi investitorët italianë të investojnë në Kosovë.

Gjatë komunikimeve të përfaqësuesve kosovarë dhe përfaqësuesve italianë është akorduar për një organizimin e një vizite në Kosovë të afaristëve dhe përfaqësuesve institucional nga ky regjion, për të promovuar "Ditën e investitorëve italianë", që pritet të mbahet në Prishtinë gjatë muajit maj të këtij viti. 

Vizita është organizuar nga Oda Industriale e Regjionit të Fermos.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)