13 Gusht 2020

Kosova e Shqipëria, status të favorizuar në tregtinë me BE-në

Bruksel, 23 shkurt - Komisioni Evropian ka miratuar zgjatjen edhe pesë vjet të një pakti preferencial tregtie mes 27 vendeve të BE-së dhe shtatë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Marrëveshja e nënshkruar fillimisht në vitin 2000 lejon hyrjen e thuajse të gjitha eksporteve nga Ballkani Perëndimor në BE pa taksa doganore apo kufizime në sasi.

Shqipëria, Bosnja, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia përfitojnë nga ky pakt si pjesëmarrësë në procesin e Asociim Stabilizimit të BE-së.

"Bashkë me marrëveshjet bilaterale ekzistuese, ky trajtim preferencial në tregti synon të mbështesë integrimin ekonomik me BE-në dhe të çojë përpara stabilitetin ekonomik dhe politik në gjithë rajonin", thuhet në deklaratën përkatëse të Komisionit.

Marrëveshja e re pritet të hyjë në fuqi janarin e ardhshëm, por duhet të miratohet më parë formalisht edhe nga Parlamenti Evropian.

 Komisioni theksoi rëndësinë e marrëveshjes duke pasur parasysh edhe se BE-ja është partneri kryesor tregtar i rajonit. Gjatë 2008-s eksportet nga BE-ja në Ballkanin Perëndimor shënuan një volum prej 32,5 bilionë eurosh, ndërsa importet 14 bilionë euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 Gusht 2020

- Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Rrahman Rama raporton para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 10:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, viziton Komunën e Deçanit. (Objekti i Komunës se Deçanit, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, do të nënshkruaj memorandum bashkëpunimi për financimin e projekteve infrastrukturore me kryetarin e komunës së Istogut, Haki Rugova. (Komuna e Istogut, ora 10:00)

- Policia e Kosovës organizon ceremoninë e prerjes së shiritit të objektit të Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit në Radavc ku pjesëmarrës do të jenë Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, përfaqësues të ICITAP-it Amerikan dhe personalitete të larta vendore, përfshirë epror të PK-së. (Radavc, rruga Vitomiricë - Kullë, ora 11:00)                                              

- Drejtoria e Shëndetësisë e Komunës së Prizrenit do të bëjë hapjen e pjesës së renovuar të QKMF-së, ku do të punojë ndërrimi i tretë ku i pranishëm do të jetë kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e DSH-së, Narqize Arënliu Hoxhaj. (QKMF në Prizren, ora 12:00)