22 Nëntor 2019

Kosova duhet ta ruaj tregun deri në njohje nga Serbia

Prishtinë, 5 shtator - Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori sot pjesë  në debatin “Talk the Talk”, organizuar nga departamenti i programeve të Universitetit të Londrës me drejtim akademik nga “London School of Economics” and Political Science, në Kolegjin Riinvest.

Në fjalën e tij para studentëve të pranishëm të këtij Kolegji, kryeministri në detyrë, Haradinaj,  e përshëndeti mbajtjen e një debati të këtillë, siç e quajti ai, një program risi në Kosovë, që është Ekonomi dhe Politikë bashkë, dhe një program i një institucioni të respektuar botëror të arsimit “London School of Economics” dhe se është ndjenjë e mirë që edhe të rinjtë e Kosovës e kanë këtë mundësi që të kyçen dhe ecin me trendet e asaj se çka ndodh sot në globin tonë.

“Kosova aktualisht është në një etapë kohore të rregullt kushtetuese ligjore që parashihet kur një Qeveri jep dorëheqje, pra jemi në datën e mbajtjes së zgjedhje më 6 tetor dhe kësaj i ka paraprirë dorëheqja e Qeverisë, shpërbërja e Parlamentit dhe shpallja e zgjedhjeve”, tha kryeministri në detyrë, Haradinaj, duke folur edhe për sfidat që e presin Kosovën, çështjen e subjektivitet ndërkombëtar dhe planin e brendshëm të Kosovës.

Duke u përgjigjur pyetjeve për fushën e arsimin në vend dhe vizionin për të ardhmen në këtë drejtim, kryeministri në detyrë, Haradinaj tha se Kosova duhet të bëjë një incizim të gjendjes së saj në tërësi dhe asaj në ekonomi, të dinamikave tona të zhvillimit të brendshëm ekonomik e shoqëror, në mënyrë që të kalkulohet drejt për profilet dhe kuadrin por edhe ato çfarë kërkon Kosova në etapat që vijnë dhe se përkitazi për të përmbushur këtë aspekt, gjatë qeverisjes së tij është rritur buxheti për arsim dhe është treguar kujdes për këtë fushë.

Kryeministri në detyrë Haradinaj, ka folur edhe për ligjin për Trepçën, duke thënë se ka pasur një proces të gjatë deri te finalizimi i Trepçës dhe që ajo të jetë kompani e Kosovës. Ky proces është përmbyllur tani dhe Trepça është qind për qind kompani e Kosovës, e gatshme për t’u kyçur në marrëdhënie biznesi.

“Ajo që për ne është me interes është po ashtu një plan biznesi për Trepçën dhe mundësisht edhe për minierat tjera në nivel vendi, për një industri të re e cila ka pauzuar gjatë. Duhet të bashkëpunojmë me misionet relevante  ndërkombëtare të kësaj industrie, për të verifikuar se çfarë plani i biznesit është i përshtatshëm, në mënyrë që të marrim si vend, profitet dhe të arriturat e pritura”, tha kryeministri në detyrë Haradinaj, duke shtuar se me një investim jo shumë të madh, mendohet rreth 140 milionë euro, sipas kalkulimeve të ndërkombëtarëve, Trepça jo vetëm se mund të aktivizohet në periudhën kohore rreth një vit, por profiti pas aktivizimit është deri në 500 milionë në vit.

Në pyetjet e bëra për temën e dialogut, kryeministri në detyrë Haradinaj, tha se janë të interesuar për dialog me Serbinë, pa kushte, dhe në këtë proces është vetëm një temë, njohja reciproke në kufijtë ekzistues.

“Nëse ka gatishmëri nga Serbia që të kyçet në temën e mbetur, që është njohja reciproke në kufijtë ekzistues, jemi të interesuar, përndryshe Kosova është vend sovran qind për qind dhe populli i Kosovës e vendos se a i intereson ndonjë kompromis, apo sakrificë, por nuk është Kosova që dikush i jep detyra për sakrifica apo kompromise”, tha kryeministri në detyrë Haradinaj, duke shtuar se liderët e Kosovës nuk mund të japin diçka në emër të Kosovës.

Po ashtu, kryeministri në detyrë Haradinaj, tha se duhet të jemi të sinqertë me aleatët tanë, me SHBA-në dhe BE-në, dhe t’i informojmë ata se Kosova si vend sovran ka një çështje të mbetur të hapur me Serbinë, që është njohja, dhe nëse Serbia është e gatshme për marrëdhënie bilaterale, atëherë ia kthejmë tregun.

Derisa foli për taksën e vendosur ndaj mallrave të Serbisë, kryeministri në detyrë, Haradinaj, thekoi se Kosova duhet ta ruaj tregun deri në njohje, të bëj kalkulime për popullin e vetë dhe kësisoj bota është  e ndërtuar në respektim të interesave të palëve sepse edhe siç veçoi ai, Kosova ka interes që të merr njohjen nga Serbia por atë vetëm më rihapje të tregut të Kosovës dhe jo me ndryshim të kufijve, veprim ky që do të çonte në tragjedi për Ballkanin dhe me pasoja të mëdha.

“Kthimi i tregut është në rregull, ne jemi për këtë”, përfundoi fjalën e tij, kryeministri në detyrë, Haradinaj.

Në këtë format të ri të debateve në vend, Kryeministri në detyrë Haradinaj i është përgjigjur edhe pyetjeve të studentëve.

 

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 nëntor 2019 - UBT në bashkëpunim me Institutin Shkencor Suedez-Kosovar do të mbajnë bashkërisht konferencën “30-vjetori i Rënies së Sistemit Komunist”. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Drejtoresha e misionit të USAID-it në Kosovë Lisa Magno do të flasë në hapjen e konferencës Vetë - Qeverisja Lokale në Kosovë - 20 Vjet. (Hoteli Swiss Diamond, ora ora 9:00)

- OJQ-Voice of Roma Ashkali and Egyptians - VoRAE organizojnë hapjen e ceremonisë të tri projekteve të financuara nga Roma Education Fund dhe Komisioni Evropian organizim ky i mbështetur nga Roma Versitas dhe Roma Education Fund, Kosovo së bashku me VoRAE. (Qendra Kulturore dhe Informative të BE-së në Prishtinë, ora 9:00)

- Instituti Demokratik të Kosovës organizon tryezën e diskutimit “Tejkalimi i sfidave të Kuvendit - nevoja për një Rregullore të re të punës”, në një diskutim të hapur me përfaqësues të partive politike parlamentare si dhe përfaqësues të organizatave vendore dhe ndërkombëtare. (Salla e konferencave Orion, ora 10:00)

- Në prag të 25 nëntorit, Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, dhe fillimit të fushatës 16 Ditët e Aktivizmit, Misioni i OSBE-së në Kosovë do t’i prezantojë rezultatet e Anketës mbi Mirëqenien dhe Sigurinë e Grave në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Iniciativa për Histori Gojore përmes projektit të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë kulturore”, financuar nga Instrumenti i Bashkimit Evropian që kontribuon në Stabilitet dhe Paqe, do të lansojnë aplikacionin mobil 'Janjeva Ecë'. (Restoran 2000 në Janjevë, ora 11:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon konferencën për media me temë “Vetingu: Mënyra e vetme për të siguruar pavarësinë e plotë të sistemit të drejtësisë në Kosovë”. (Qendra e Konferencave Orion, ora 11:00)

- Komuniteti Merakli t'kerreve organizon protestë kundër rritjes së cmimeve për sigurimin e veturave. (Rr. Luan Haradinaj, pran Bankes Qendrore të Kosovës, ora 13:00)

- Promovohet libri "Profili i Bjeshkëve të Nemuna’’ nga Profesor Sadri A Lokaj. (Salla e Asamblesë Komunale në Deçan, ora 14:00)

- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti “Hasan Prishtina” në Prishtinë, në mbështetje të Aktivitetit të USAID-it Drejtësia Vlen dhe në bashkëpunim me Odën e Avokatëve të Kosovës, organizojn diskutim në lidhje me “Klinikat Jurdike me raste reale”. (Salla A34 në Universitetin e Gjilanit, ora 14:00)

- Shoqata e Malazezëve të Kosovës organizon shfaqjen e leximit skenik të dramës “Flora”. (Qendra e zhvillimit Malazezeve në Arbëri ish Dragodan, rruga Eduard Lir 4, ora 19:00)