24 Tetor 2021

Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të zbatojnë kontroll të përbashkët doganor

Shkup, 16 shtator - Ministri i Financave, PunÑ‘s dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Ministri i Financave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Fatmir Besimi kanë nënshkruar sot në mbledhjen e përbashkët të dy Qeverive të mbajtur në Maqedoninë e Veriut marrëveshjen implementuese mbi rregullimin e Komunikacionit Hekurudhor Kufitar.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje vjen si vazhdimësi e bashkëpunimit me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë në fushën e komunikacionit hekurudhor kufitar, ku qëllim kryesor mbetet thjeshtësimi i organizimit të këtij komunikacioni dhe shkurtimi i kohës së pritjes në vendkalimet kufitare.

Me hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshjeje në mes të tjerash përcaktohet edhe mënyra e realizimit të kontrolleve doganore dhe implementimi i procedurave doganore për komunikacionin hekurudhor nga zyrtarët doganorë të të dy palëve në zonën hekurudhore.

Me këtë rast shënohet edhe një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të mëtutjeshëm të marrëdhënieve në mes të dyja shteteve dhe thellimit të bashkëpunimit në fushën e komunikacionit, në linjë me prioritetet e Qeverisë për zhvillim të qëndrueshëm të vendit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Tetor 2021

- Komisioni i Pavarur i Mediave në bashkëpunim me Departamentin e Gazetarisë të UP-së, me rastin fillimit të javës globale për edukimin mbi median dhe informacionin, organizojnë tryezë diskutimi me temën: “Edukimi Medial - Përmbajtjet e papërshtatshme për fëmijë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi do të mbahet “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, me moton “Së bashku në mbrojtje të viktimave të krimit”. (Hotelin Emerald, ora 10:00)

- GLPS mban tryezë diskutimit me temë “Meritokracia në shërbimin e jashtëm të Kosovës: një sërë rekomandimesh që duhet marrë parasysh”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:30)

- Punëtorët e Lotarisë së  Kosovës mbajnë protestë në të cilën do të kërkohet miratimi i ligjit për Lotarinë e Kosovës. (Para ndërtesës së Qeverisë, ora 11:00)

- Mbahet konferencë për media lidhur me Festivalin e 12 -të i Filmit të Shkurtër Ballkani Përtej Kufijve. (Kino Armata, ora 12:45)

- Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës  do të mbajnë tubim për të diskutuar masat e reja. (Golden Imperial, ora 19:00)