19 Prill 2024

Kompanitë gjermane zgjerojnë tregun në Kosovë

Prishtinë, 6 mars - Kompani prodhuese nga Gjermania sot nen organizimin e Congress & Event Organisation (CEO) kanë bërë prezantimin prodhimeve të ngjyrave, fasadave, izolimeve dhe veglave të punës para arkitektëve, ndërtimtarëve, bizneseve tregtare me materialet e ndërtimit si dhe zyrave projektuese të Kosovës.

Prodhimet e tyre i prezantuan fabrika Veaplan- hidro-izolime, Frankoplan- izolime, German Color- ngjyra dhe kompania MKC- vegla pune dhe makineri për llaqe e fasadim si dhe lloje te ndryshme të llaqeve dhe fasadave.

Përfaqësues për Ballkan i kompanisë gjermane German ColorMustaf Bajrami, theksoi se kjo kompani e cila ka filluar aktivitetin e vet para dhjetë vjetësh edhe në Kosovë, e cila është e suksesshme në bashkëpunim me dhjetë firma gjermane të njohura.

“Kemi arritur deri në atë shkallë sa sot jemi të gatshëm të prodhojmë edhe në Kosovë. Synojmë që brenda këtij viti të prodhojmë edhe prodhime të lëngshme fasada, baza dhe astare të ndryshme edhe në Kosovë. Ne synojmë diku deri ka shtatori të dalim me prodhime tona”, tha përfaqësuesi i kompanisë German Color për Ballkan.

Mustaf Bajrami, shtoi se prodhimet e lëngshme përgatiten në bashkëpunim me firmën MKC Putztechnik, dhe janë sjell prodhimet e para, të cilat mund të jenë të vetmet të këtij lloji që janë të testuara dhe certifikuara prej instituteve gjermane të ndërtimit.

Ndërkaq Richard Hofman, përfaqësues i kompanisë Vaeplan dhe Klaus Ehrman para afaristëve të Kosovës kanë lavdëruar ngjyrat, fasadat, izolimet dhe veglat e punës të cilat i prodhojnë e të cilat janë të kërkuara edhe në Kosovë. Ata kanë treguar se çmimet janë shumë të arsyeshme dhe kjo ka ndikuar që të arrijnë suksese.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)