29 Janar 2020

Kompania e naftës Aramco do të tregtohet në bursën e Riadit

Riad, 4 nëntor - Gjigandi shtetëror i naftës i Arabisë Saudite “Aramco” njoftoi zyrtarisht planet për t’u tregtuar në bursën e Riad-it, në atë që mund të jetë oferta fillestare më e madhe publike në botë.

Princi MohamedBin Salman shpreson që vlerësimi për kompaninë të jetë rreth 2 trilionë dollarë, një vlerësim që shihet si tejet optimist.

Shqetësimet ekonomike, lufta tregtare Kinë-SHBA si dhe rritja e prodhimit të naftës së papërpunuar nga Shtetet e Bashkuara kanë ndikuar në uljen e çmimit të naftës.

Arabia Saudite njoftoi zyrtarisht të dielën ofertën e saj fillestare të parashikuar prej kohësh, të gjigantit të saj të naftës “Aramco”, sipas së cilës një pjesë e kompanisë do të ofrohet në bursën lokale, me shpresën për të siguruar miliarda dollarë për mbretërinë.

Një njoftim i Autoritetit të Tregut të Kapitalit të mbretërisë që bënte të ditur miratimin për shitjen e aksioneve shërbeu si shtysë për një ofertë fillestare publike të premtuar nga Princi i Kurorës Mohamed bin Salman që prej vitit 2016.

Aksionet e firmës do të tregtohen në bursën e Riadit tha Amin H Nasser, presidenti ekzekutiv i “Aramco-s”.

“Duhet të shpjegonim shumë gjëra në lidhje me strategjinë tonë. Në ç’fazë ndodhet investimi ynë si dhe t'i përgjigjeshim shumë pyetjeve në lidhje me planet tona dhe situatën financiare. Mendoj se kemi ndarë shumë informacione lidhur me punën tonë kur bëhet fjala për teknologjinë, intensitetin e emetimit të karbonit asaj ç’ka ne po bëjmë në drejtim të trajtimit të ndryshimeve klimatike dhe se në çfarë situate ndodhet kompania në krahasim me shumë të tjera”, tha ai.

Sipas planeve kompania do të tregtojë në të ardhmen të tjera aksione në një bursë të huaj.

Princi Mohamed shpreson të vlerësohet rreth 2 trilionë dollarë, një vlerësim ky tejet optimist. Kompania prodhon 10 milionë fuçi naftë të papërpunuar në ditë dhe siguron rreth 10 për qind të kërkesës botërore.

Kjo do t’i siguronte mbretërisë 100 miliardë dollarët që i duhen për planet e reja dhe ambicioze të zhvillimit për një Arabi Saudite me vende të reja pune, në një kohë kur papunësia llogaritet në mbi 10 për qind.

Por shqetësimet ekonomike, lufta tregtare Kinë-SHBA dhe rritja e prodhimit të naftës së papërpunuar nga Shtetet e Bashkuara kanë ndikuar në uljen e çmimit të naftës. Sulmi i 14 shtatorit në zemër të kompanisë “Aramco” ka frikësuar disa investitorë. Një nga drejtuesit e Aramco-s Yasir Al-Rumayyan tha se nuk është vetëm Arabia Saudite që duhet të kujdeset për sigurinë e këtij rajoni dhe kësaj kompanie por e gjithë bota.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 janar 2020 - Bazuar në Rregulloren nr. 09/2019 për Procedurën dhe Kriteret e Zgjedhjes së Anëtarëve të  Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga Gjyqësori, KGjK-ja ka caktuar votimin e zgjedhjes së një gjyqtari/e të nominuar nga radhët e Gjykatës së Apelit për Anëtar/e të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Pallati i Drejtësisë, Gjykata e Apelit, objekti B, salla Nr.124, ora 9:00) 

- Organizata Joqeveritare “Ngritja e Zërit” dorëzon shtatë lëndë në Gjykatën Kushtetuese rreth vlerësimit të kushtetutshmërisë se aktit juridik të Gjykatës Supreme me rastin e refuzimit të padive për kompensimin e dëmeve të luftës. (Gjykata Kushtetuese, ora 9:00)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizon prezantimin e raportit hulumtues "Përmbledhje e qasjes së Kosovës në deradikalizimin dhe ri-integrimin e qytetarëve të kthyer nga zonat e luftës në Siri dhe Irak". (Qendra e Konferenca "Orion", ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e 25 e Kuvendit të Komunës së Istogut. (Salla e Kuvndit të Komunës së Mitrovicës, ora 10:00)

- Komuna e Klinës bën homazhe në nderim të dëshmorëve Vesel S. Avdyli, Ilir R. Merturi dhe Naim XH. Gashi. (Varrezat e dëshmorëve të Kodra e Kuqe në Grabanicë të Klinës, ora 11:00)

- Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe Ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barišić, do të paraqesin prioritetet e Presidencës së Kroacisë të Këshillit të Bashkimit Evropian. (Menza Ramiz Sadiku, ora 12:00)

- Komuna e Klinës organizon manifestimin tradicional kulturor e përkujtimor, “Flaka e Janarit 2020” në nderim të dëshmorëve Vesel S. Avdyli, Ilir R. Merturi dhe Naim XH. Gashi. (Qendra e Kulturës "Jehona e Dukagjinit" në Klinë, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)