04 Gusht 2020

Komisioni Ndër-ministror shqyrtoi kërkesat e investitorëve strategjikë

Prishtinë, 13 korrik -  Në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë u takua Komisioni ndër-ministror për investime strategjike për të shqyrtuar dy kërkesat të investitorëve strategjikë.

Në cilësinë e kryesuesit të Komisionit Ndër-ministror për Investime Strategjike, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi tha se sot zhvilluam takimin e radhës, ku shqyrtuam dy kërkesa nga subjektet investuese, të cilat në parim kanë plotësuar kushtet e nevojshme për marrjen e statusit të investitorit strategjik.

Ministri Krasniqi bëri të ditur se sipas vlerësimit të këtij komisioni, subjektet investuese, që kanë aplikuar për të fituar statusin në fjalë, janë njëri nga sektori i energjisë̈ dhe tjetri nga sektori i bujqësisë̈, ku të dy bashkë kapin vlerën e investimit rreth 50 milionë̈ eurosh.

Në këtë takim, komisioni mori vendim edhe për krijimin e dy grupeve operacionale, që do ta bëjnë̈ vlerësimin profesional të këtyre dy subjekteve aplikuese, ndërsa pas vlerësimit procesi do të vazhdohet në përputhje më Ligjin për Investimet Strategjike të Republikës së Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Gusht 2020

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportin vjetor të Akademisë së Drejtësisë, Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. (Salla e seancave plenare, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa e Komunës së Prizrenit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

-  Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)

- Mbahet takimi konsultativ rreth procesit për përgatitjen e programit të reformave në ekonomi 2021 - 2023. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P 38, ora 13:30)