19 Shkurt 2020

Klubi i Prodhuesve nënshkruan memorandum bashkëpunimi me MTI-në

Prishtinë, 14 shkurt – Klubi i Prodhueseve të Kosovës sot nënshkroi një memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, qëllimi i së cilës është bashkëpunimi dhe realizimi i projekteve të përbashkëta që kanë për synim rritjen e konkurrueshmërisë së sektorit të prodhimit dhe krijimin e vendeve të reja të punës. 

Kjo marrëveshje bashkëpunimi ka ardhur si nevojë e përkrahjes dhe ndihmesës së sektorit të prodhimit në një sërë fushash, duke qenë se kompanitë prodhuese sot përballën me probleme të shumta të cilat fillojnë që nga konkurrenca jo e drejtë, vështirësitë në qasjen e produkteve të tyre në tregjet e jashtme, e shumë probleme tjera.

Memorandumi i nënshkruar sot do t’i mundësoi prodhuesve që të kenë më shumë njohuri rreth projekteve të ndryshme të cilat kanë të bëjnë me mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme prodhuese, për mundësitë dhe lehtësirat rreth eksportit të produkteve të tyre, si dhe do të krijojë mundësinë që produktet “Made in Kosova” të njihen më shumë edhe në vendet tjera.

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 shkurt 2020

- Shoqata e Kirurgëve Plastik, Rekonstruktiv dhe Estetik të Kosovës, ka organizuar për herë të parë Simpoziumin dhe Workshop-in mbi trajtimin e plagëve. (Hotel Emerald, ora 8:00)

- Klubi i Prodhuesve të Kosovës për të dytën herë me radhë po organizon Konventën e Prodhuesve të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, vjen për vizitë zyrtare në Prishtinë, ku do të pritet nga homologu i tij, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca. (Ndërtesa e MPJ-së, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën ku do të publikohet raporti “Rruga e Dukagjinit, Autostradë apo Zgjerim i Rrugës Ekzistuese”, të përgatitur nga KDI. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa e Komunës së Mitrovicës. (Objekti i Kuvendit Komunal të Mitrovicës, ora 10:00)

- Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” organizon hapjen e ekspozitës “Kujtesa e Kosovës: Jeta nën qiell e najlon”, pamjet e jetës së shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999. (Holli i Bibliotekës, ora 11:00)

- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani, takohet me ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, me bashkëpunëtorë. (Kabineti i kryetares së Kuvendit, ora 12:00 - vetëm pamje)

- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut organizon një protestë para zyrës së avokatit Tomë Gashi, për të kundërshtuar sjelljen e tij abuzive që bëri ditë më parë ndaj një lypësari në shesh të Prishtinës. (Para Zyrës së Avokaturës, afër Kino ABC, ora 12:00)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit do të mbajë ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes likuidimit nr.54. (Hotel Grand, ora 12:30)

- Kinema “Jusuf Gërvalla”, në Pejë shfaq filmin "Gjumë dhe Dashuri". (Kinema në Pejë, ora 19:00)