22 Korrik 2019

Klubi i Prodhuesve kundër bllokimit të importit të peshkut

Prishtinë, 25 qershor - Klubi i Prodhuesve reagon ndaj vendimit që ka marrë Republika e Maqedonisë Veriore për ndalimin e importit të peshkut nga Kosova, ndalesë kjo e cila vjen nga rregullorja për import dhe transit, ku listës së vendeve të treta u ndalohet importi i peshkut të gjallë i cili është për rritje apo shitje e që janë me prejardhje nga Kosova. Por që në asnjë pjesë të rregullores nuk tregohen arsyet e këtij ndalimi.

Ky vendim i autoriteteve të shtetit të Maqedonisë Veriore vetëm sa e pengon edhe më shumë tregtinë mes të dy vendeve, por për Kosovën është edhe një anëtare e CEFTA-së e cila nuk respekton marrëveshjet e përbashkëta për tregti të lirë, pas Serbisë, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Shqipërisë.

Ky vendim i dëmton drejtpërsëdrejti bizneset vendore të cilat merren me kultivimin e peshkut, pasi që Maqedonia Veriore ka qenë një ndër regjet më të rëndësishme për shitjen e peshkut të gjallë nga prodhuesit e Kosovës. Gjatë vitit 2018, Kosova ka eksportuar peshk të gjallë në Maqedoninë Veriore në sasi të 26 tonelatave dhe vlerë të 95 mijë eurove. Ku e në vitin 2019 vetëm në muajin Maj vlera e eksportit ka qenë 23 mijë euro, e që është disa herë më e lartë se muajt paraprak.

Klubi i Prodhuesve shpreh shqetësimin dhe kërkon nga autoritetet e vendit tonë që të reagojnë dhe të kërkojnë nga autoritetet maqedonase që të rishikojnë edhe një herë vendimin, dhe të tregohen arsyet e vërteta të këtij ndalimi. Por edhe të kërkojnë që të marrëveshjet për tregti të lirë të zbatohen dhe bllokada të tilla të cilat dëmtojnë prodhuesit kosovarë të mos jenë praktikë në të ardhmen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 korrik 2019 - Oda Ekonomike e Kosovësdo të mbajë kon ferencën e rradhës për media lidhur me informimin e qytetarëve, institucioneve dhe gjithë publikut për tema të rëndësishme që prekin komunitetin biznesor. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Federata e Çiklizmit të Kosovës mban konferencë për media për të informuar për garën ndërkombëtare te Rrethit të Kosovës në Çiklizëm e cila këtë vit është edhe garë poentuese sipas kritereve të UCI-t për çiklistët pjesëmarrës. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Prokuroria Themelore në Prizren, organizon konferencë për media lidhur me çështjen “Abi Çarshia”. (Prokuroria Themelore në Prizren, rruga William Walker pn., ora 11:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi mblidhet për tëe diskutuar lidhur me situatën e krijuar pas Vendimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në shënimin e ditëlindjes dhe inicimit të ndërtimit të bustit për Senatorin Bob Dole. (Rruga “Bob Dole”, Lagjja Dardania, Prishtinë, ora 14:00)

- Komuna e Prizrenit mban konferencë për shtyp, lidhur me reagimet e fundit për rastin "Abi Çarshia". (Shtëpinë e Bardhë në Prizren, ora 15:30)
 
- Me rastin e gjobes së shqiptuar ndaj qytetarës së Prishtinës Aida Gashi për të qeshurat e saj, grupi 'Të Qeshim së Bashku' organizon një protest qesharake, me moto 'të qeshim me zë të lart, Prishtina ka nevoje për të qeshurat tona'. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 23:30)