26 Nëntor 2020

Klubi i Prodhuesve kërkon lirim nga TVSH për blerjet e produkteve vendore

Prishtinë, 20 tetor - Klubi i Prodhuesve kërkon nga qeveria e Republikës së Kosovës te mundësoj kthimin e TVSH-së për blerje të produkteve dhe shërbime vendore.

Kështu të gjithë qytetarët e vendit të cilët blejnë produkte vendore ose kërkojnë shërbime vendore të ju kthehet e gjithë vlera e TVSH-së së paguar.

Një masë e tillë do te inkurajonte blerjet e prodhimeve vendore, stimuloj konsumin dhe do t’i ndihmonte punëtorët në fabrikat tona që të ruajnë vendet e tyre të punës në këtë kohë të pandemisë.

Përkrahja e kompanive prodhuese të produkteve dhe shërbimeve vendore  është e domosdoshme sidomos tani kur shumë shtete janë duke i përkrahur kompanitë prodhuese të vendit.

Një masë të tillë e ka ndërmarrë edhe Maqedonia e Veriut, ku qytetarët atje gjatë periudhës së fundjavës, kanë mundësinë të blejnë produkte dhe shërbime maqedonase  ku pas blerjes TVSH-ja  ju kthehet në llogaritë e tyre.


  

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Nëntor 2020

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston drejtorin e Departamentit të mjedisit dhe ujërave, Muhamet Malësiu dhe drejtorin e Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore Gani Berisha, nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 12:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës Avdullah Hoti dhe Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi marrin pjesë në përurimin e kompletit te veprave të prof. Anton Çettës. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 12:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston Kryetarin i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)