28 Mars 2024

Kina hedh poshtë kërkesat për rivlerësimin e Yuan-it

Pekin, 15 mars - Kryeministri kinez Wen Jiabao ka hedhur poshtë kërkesat ndërkombëtare për rivlerësimin e monedhës vendase, juan (Yuan). Republika Popullore nuk pranon asnjë lloj fajësimi apo ushtrimi presioni, tha Wen para gazetarëve në Pekin.

\"Juan-i nuk është zhvleftësuar. Një shembull: Importi i prodhimeve gjermane në Kinë ka arritur në vitin 2009 në 76 miliardë dollarë, ky është një rekord historik\", tha Wen.

SHBA dhe BE akuzojnë Kinën se mban artificialisht të ulët kursin e juanit në krahasim me dollarin për të nxjerrë përfitime nga eksportet.

Ata kërkojnë nga Pekini një kurs këmbimi të orientuar nga tregu. Rreth gati 3.000 delegatë të Kongresit Popullor të Kinës miratuan në përfundim të takimit të tyre plenar buxhetin për vitin 2010.

Buxheti për këtë vit parashikon një deficit rekord për kapërcimin e krizës ekonomike. Kina do të ketë sërish shpenzime masive shtetërore ndër të tjera në fushën e kujdesit shëndetësor, arsimit dhe ndërtimit të banesave sociale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)