26 Shtator 2022

Katër kompanive të naftës u pezullohen lejet e importit

Prishtinë, 19 prill - Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka pezulluar lejet për katër kompani të derivateve të naftës, të cilat merren më përpunimin dhe shitjen më shumicë të këtij produkti.

Petrol Company, Kosova Rafinery, Kulla Exim dhe In Oil, janë kompanitë e dyshuara, të cilave u janë pezulluar lejet.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka thënë së sot Dogana e Kosovës ka gjetur te katër subjekte që merren me përpunimin e produkteve të naftës parregullsi që rrezikojnë cilësinë e produkteve.

Në një konferencë për media bashkë me drejtorin e Doganës, Agron Llugaliu, Hajdari ka thënë se Dogana nuk ua ka vazhduar autorizimet këtyre subjekteve.

“Dogana ka pezulluar autorizimin, përkatësisht nuk ua ka vazhduar autorizimet katër subjekteve . Disa nga subjektet u kanë shitur produkte të naftës kompanive të palicencuara, nuk kanë përdorur mjete matëse të verifikuara, si dhe ju kanë shmangur akcizës duke deklaruar rrjedhimisht përbërjen e produktit."

"Këto veprime e mosveprime përbejnë shkelje të ligjit, andaj duk u mbështetur në fakte që ka konstatuar Dogana, ne si Ministri e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë kemi revokuar dhe pezulluar katër subjekte me leje për importin e lëndës së parë, deponimin e lëndës së parë dhe produktit final si dhe shitjen me shumicë të produktit final që është vaji i rëndë ose mazutit", është shprehur ajo.

Ajo ka thënë se njërit subjekt i kanë pezulluar edhe lejen për importin e vajrave të rënda, e ndaj po të njëjtit subjekt po zhvillojnë procedura për mashtrim në cilësinë e karburanteve që ua ka shitur institucioneve publike.

Hajdari ka thënë po ashtu se në kazermat e FSK-së është gjetur naftë me përmbajtje të lartë të sulfurit.

Ndërsa, Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, deklaroi se nga kontrolli i kryer ndaj katër subjekteve, nuk është gjetur ndonjë interes për vendin.

“Dogana e Kosovës bazuar në licencat që Ministria e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka lëshuar ndër vite autorizime të cilat kanë mundësuar që dy komponentë të ndryshëm të vajrave të rënda të përzihen me një proces, i cili mundëson që të ulë përqindjen e sulfurit në norma të lejuara për përdorim në treg."

"Ndër vite ka pasur vështirësi të mbikëqyrjes në këtë pjesë dhe janë evidentuar edhe shkelje, mirëpo nuk ka pasur ndonjëherë ndonjë veprim i cili e adreson këtë rrezik. Kodi doganor ka mundësuar për subjektet që krijojnë vlera për ekonominë që të lejojë në procedurë të pezullimit të taksave të prodhohen produkte sikur këto, mirëpo me kusht që kjo të jetë në interes ekonomik të vendit”, ka thënë ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 shtator 2022 - Nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati do të mbahet mbledhje përkujtimore në 24 vjetorin e “Masakrës së Gollubovcit”. (Salla e mbledhjeve të KK të Malishevës, ora 10:00)

- Komiteti Olimpik i Kosovës në kuadër të Javës Evropiane të Sportit 2022, organizon konferencën “Forumi për Sportin”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Agjencia për Informim dhe Privatësi, me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Lirinë e Informimit, mban konferencë me Kryetarë të Komunave. (Hotel Emerald, ora 10:15)

- Këshilli i Prindërve i shkollës “Faik Konica” në Prishtinë do ta organizoj një protestë për të shprehur pakënaqësinë e prindërve dhe nxënësve ndaj mos fillimit të procesit mësimor. (Oborri i shkollës, ora 12:00)

- Në 24 vjetorin e “Masakrës së Gollubovcit” behë homazhe te varrezat e martirëve në Plloqicë. (Fshati Plloqicë, ora 12:00)

- Në Qendrën Mediale në Çagllavicë zhvillohet debati me temën “Jo do të thotë jo - dhuna seksuale dhe ngacmimi i grave”. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 12:00)

- Mahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Repulikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Në prag të ndeshjes Kosova - Qipro mbahet konferenca për media e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 17:00)

- Zhvillohet stërvitja zyrtare e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 17:30)

- Mbahet konferenca për media e Qipros. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 18:30)

- Zhvillohet sStërvitja zyrtare e Qipros. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 19:00)