02 Qershor 2020

Karantina rrit me 78% konsumin e birrës

Madrid, 2 prill - Karantina në kohën e koronavirusit ka ndryshuar zakonet e konsumit.

Sipas mediave spanjolle, konsumi i birrës ka shënuar rritje me 78 përqind. Ndërkohë, në pjesë të tjera të botës, janë vendosur rregulla të veçanta për shitjen e alkoolit.

Për shembull, Hong Kongu ndalon shitjen e tyre në 8.600 restorante dhe bare. Ishte një masë, thonë autoritetet, për t’u përpjekur që njerëzit të ruajnë distancën sociale dhe për pasoje ndërprerjen e përhapjes së koronavirusit. Në shtetin amerikan të Kalifornisë, megjithatë, masat e alkoolit janë relaksuar në restorante.

Lejohet shitja e birrës në shtëpi, vera dhe kokteji, sipas Los Angeles Times. Gjithashtu, ndalimi i shitjes së alkoolit përmes dritareve të makinave është lehtësuar. Sipas autoriteteve, ato janë vendime që përpiqen të lehtësojnë dëmet që kompanitë po kalojnë nga masat e izolimit për të përballuar përhapjen e koronavirusit.

Pandemia e koronavirusit ka detyruar miliona amerikanë të qëndrojnë në shtëpi, dhe njerëzit po konsumojnë shumë alkool për të kaluar kohën. Shitjet e pijeve alkoolike u rritën në 55% në javën e tretë të marsit, në krahasim me të njëjtën kohë një vit më parë, sipas Nielsen.

Shumë dyqane që shesin alkool, përfshirë dyqanet e pijeve ose dyqanet ushqimore, qëndruan të hapura në Nju Jork, raporton CNN.

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 Qershor 2020 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën do të shqyrtohet kërkesa e 61 deputetëve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 10:00 - mbledhja do të mbahet pa prezencën e mediave)

- Lëvizja Vetëvendosje nisë mbledhjen e nënshkrimeve për peticion “Duam Zgjedhje” (Sheshi “Nënë Tereza”, ora 10:00)

- Mbahet seanca e tretë e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Holli i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, ora 10:00) 

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të organizojë mbjelljen e drunjëve në lagjen Dardania. (Lagja Dardania, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, shqyrton Raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, C203, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës ku pas mbledhjes, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, ora 16:30)