19 Prill 2024

Kapen një sasi e pijeve alkoolike gjatë tentimit të kontrabandës

Mitrovicë, 2 prill - Dogana e Republikës së Kosovës ka njoftuar se oficerët e Doganës gjatë patrullimeve në pjesën veriore kanë kapur sasi të pijeve alkoolike gjatë tentimit për të u kontrabanduar në Kosovë.

Gjatë kontrolleve rutinore oficerët doganor kanë tentuar të ndalin një automjet transportues i cili ka ikur duke shkaktuar rrezikim për qytetarët dhe oficerët doganor.

Dogana në bashkëpunim me policinë kanë arritur të lokalizojnë mjetin së bashku me drejtuesin e automjetit i cili është arrestuar. Automjeti si dhe sasia e pijeve alkoolike është konfiskuar. 





 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)