21 Shkurt 2020

Italia hap dyert për prodhimet Made in Kosova

Venezia, 8 nëntor - Një delegacion i Aleancës Kosovare të Bizneseve po merr pjesë në vizita të ndryshme me ftesë të Bizneseve dhe qeverive lokale të regjionit të Venecias.

Këtu u prit nga Renato Celotto- President i Btime Group, Nicola Fragomeni, Kryetar i bashkisë Santa Maria di Sala, Venezia dhe Luigi Ardizzoni- Drejtori i Qendrës Tregtare TOM.

Në këtë rast Kryetari Nicola Fragomeni, Santa Maria di Sala-Venezia tha se Italia është vend i madhë për bashkëpunim në mes bizneseve të Evropës dhe Ballkanit dhe ky moment është i rendësisë së veçant sepse për herë të parë po marrin pjesë shumë delegacione të institucioneve lokale dhe qendrore e me theks të veçant ato biznesore ku kam kenaqësin ta përshendesim Delegacionin e Kosovës të kryesuar nga Agim Shahini, Kryetar dhe përfaqësues i Dhombës Kombetare Tregtare për shumë vende të Ballkanit e që është mundësi e madhe për të hapë tregje të reja për bizneset italianë në këtë regjion.

Santa Maria di Sala  si regjion ka më shume se 750 bizneseve të mëdha të industrisë së ndryshme që këkrojnë bashkëpunim me shumë vende të ndryshme të Evropës Ballkanit dhe botës së tretë.

Ndërsa Renato Celotto, president i Bitme Group tha se hapja e kësaj Qendre Tregtare Tommasini është derë e hapur për të gjitha bizneset dhe brendet ndërkombëtare dhe kjo neve na bën që të jemi lider në tregjet nderkombetare, prandaj ftojmë të gjitha bizneset e Ballkanit që te vijnë këtu për mundësin e bashkëpunimit me ne dhe të shkëmbimit të produkteve dhe përvojave të mira që kemi si biznes ndërkombëtar.

Agim Shahini, Kryetar i AKB-së tha Italia është një nga partnerët më të mëdhenjë të Evropës për Kosëven dhe kontributi i juaj vlerësohet lartë si nga qyetarët, bizneset por edhe institucionet e shtetit të Kosovës për gjithë atë që keni bërë dje dhe sot për rimëkembjen e ekonomisë dhe shtetit të Kosovës.

Prandaj  hapja e kesaj Qendre të madhe tregtare është edhe një mundësi e re  që te gjitha bizneset e regjionit të Ballkanit të vijnë këtu dhe të kërkojn hapsirë për të shitur produktetet e veta në këtë qendër të madhe tregatre e posaçerisht kjo eshte mundësi e madhe për prodhuesit e Kosovës që të plasojnë produktet Made in Koosva në mes të Evropës.

 Kryetari Shahini i ftoj të gjitha  bizneset që ishin të pranishëm  që të vijnë të vizitojn Kosovën dhe për se afërmi të shohin ndryshimet dhe reformat e politikave ekonomike në shtetin me të ri në Evropë se si kemi përparuar duke bërë hapa konkret dhe duke krijuar një klimë të favorshme për investime në Kosovë si i vetmi vend më atraktiv në Ballkan.

Luigi Ardizzoni- Drejtori i Qendrës Tregtare TOM falendron z. Agim Shahini, Kryetarin e AKB-se dhe z Renato Celotto, president i Bitme Group Renatoo nga Btime me Group për këtë organizim i cili është rritë imazhin dhe mundësin për bashkëpunim Itali- Kosovë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 shkurt 2020  - Mbahet takimi i 178-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 10:00)

- Grupi për Ballkan dhe anëtarët e tjerë të Grupit për Politika dhe Avokim Kosovë – Serbi mbajnë tryezën e diskutimit për të arriturat e dialogut teknik Kosovë – Serbi. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi (zyra e kryetarit, ora 10:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në akademinë përkujtimore për heroin Shaban Polluzha, me rastin e 75 vjetorit të rënies së tij. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim kryetaren e Kuvendit të Republikës, Vjosa Osmani (zyra e kryetarit, ora 15:00)

- Kryeparlamentarja Osmani mban fjalim para kuvendarëve të Gjilanit e më pas viziton shkollën fillore “Thimi Mitko”. (Salla e Kuvendit te Komunës së Gjilanit, ora 15:30)

- Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani dhe Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri do të shkojnë për vizitë ngushëlluese në familjen Bllaca. (Gjilan, ora 17:00)

Festivali Nderkombetar i Animacionit Anibar organizon natën e shfaqjes së filmit Please Vote for Me" dhe dhurimit të librit nga truAktiv. (Kinema "Jusuf Gërvalla" në Pejë, ora 19:00)