23 Janar 2019

Investitorët i druhen përshkallëzimit të një lufte shkatërruese tregtare

Washington, 12 qershor - Investitorët i druhen përshkallëzimit të një lufte shkatërruese tregtare pas komenteve të ministrit gjerman të ekonomisë, i cili tha se nuk sheh zgjidhje të menjëhershme të mosmarrëveshjes tregtare me Shtetet e Bashkuara.

Ministri Peter Altmayer i bëri thirrje vendeve evropiane të veprojnë me vendosmëri pas vendimit të Donald Trumpit për të vendosur tarifa për metalet. Por ekspertë të financave thonë se situata e krijuar nuk ka mbritur ende në kufijtë e një lufte tregtare.

Të dielën Presidenti amerikan Donald Trump i habiti aleatët me tërheqjen nga një komunikatë zyrtare e përbashkët, për të cilën udhëheqësit e Grupit të Shtatëshes patën rënë dakort në Kanada. Në dokument përmendej nevoja për "tregti të lirë, të ndershme dhe reciprokisht të dobishme" si dhe rëndësia e luftimit të politikave proteksioniste.

Por sipas ekspertit financiar ndërkombëtar Peter Dixon situata ende nuk mund të quhet një luftë tregtare.

"Problemi fillestar është thjesht paralajmërimi i mosmarrëveshjes. Kjo nuk do të thotë se do të çojë domosdoshmërisht në një luftë tregtare. Mendoj se shkojmë shumë larg po ta themi këtë. Por mendoj se marrëdhëniet kryesisht të Evropës qartësisht Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara, vazhdojnë të jenë të ndryshme."

"Kemi parë çështjen e tarifave, kemi parë Shtetet e Bashkuara të largohen nga marrëveshja e përbashkët bërthamore me Iranin pavarësisht nga fakti që BE-ja dëshiron të mbetet shumë e angazhuar në të dhe tani kemi debatin e G-7-s që mendoj se i ka sjellë të gjitha këto çështje për diskutim në tavolinë. Për momentin mendoj se kjo të jep përshtypjen, të paktën evropianëve, të një administrate amerikane që thjesht nuk duhet t’i besojnë", thotë Peter Dixon i Commerzbank.

Zoti Trump, i cili i tronditi aleatët duke i goditur me tarifa ndaj importeve të çelikut dhe aluminit, tha gjithashtu se mund t’i dyfishojë këto përpjekje duke goditur industrinë e automobilëve, një çështje veçanërisht e ndjeshme për Gjermaninë, industria e makinave e së cilës mbështetet shumë në tregun amerikan.

"Është me rëndësi që evropianët të veprojnë me vendosmëri", tha ministri gjerman i ekonomisë Peter Altmaier për radion publike “Deutschlandfunk”. "Për momentin duket se nuk ka asnjë zgjidhje, të paktën jo brenda një kohe të shkurtër", tha ai.

Zoti Altmaier tha se takimi i udhëheqësve të G 7-s kishte prodhuar "probleme", duke shtuar se tarifat e mëtejshme nga administrata Trump jo vetëm që do të dëmtonin aleatët e saj, por edhe ekonominë amerikane.

"Problemi është se nëse do të vendosen tarifa për tregtinë, në një përpjekje për të bërë importet më të kushtueshme dhe për këtë arsye do të përpiqeni të pengoni importet dhe t'i bëni konsumatorët të zgjedhin mallra të prodhuara brenda vendit, ajo që do të ndodhë është të detyroni palët e prekura të vendosin tarifave të ngjashme dhe si pasojë edhe eksportet amerikane do të goditen”, thotë ekspertiPeter Dixon.

Të dielën kancelarja Angela Merkel e cilësoi tërheqjen e zotit Trump nga komunikata përfundimtare e takimit të Grupit të Shtatëshes një veprim "disi dëshpërues". Ajo premtoi një përgjigje të BE-së ndaj tarifave të çelikut dhe aluminit në përputhje me rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë.

Por eksperti Peter Dixon sugjeron që evropianët dhe Kanadaja “ta gëlltisin situatën aktuale dhe të përpiqen t’i kthejnë SHBA përsëri në tryezën e bisedimeve".

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 janar 2019 - Projekti i financuar nga Bashkimi Evropian “Mbështetje Kodit Civil – faza 2”, i cili po mbështetë Ministrinë e Drejtësisë organizon ngjarjen “Rruga drejt një Kodi Civil modern të Kosovës,”. (Amfiteatri i Madh në ndërtesën e re të Qeverisë, ora 9:30)

- Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova do të marrë pjesë në ceremoninë e dorëzimit të Kodit të ri Civil për Kosovën në Ministrinë e Drejtësisë. (Amfiteatri i Madh në ndërtesën e re të Qeverisë, ora 10:00)

- Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria e Kosovës organizojnë aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut për nevojat e Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut. (Komanda e  Forcave Tokësore të FSK-së, kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj pret në takim kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, me të cilin do të nënshkruaj marrëveshje bashkëpunimi. (Kabineti i ministrit te Infrastrukturës dhe Transportit, ora 10:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! shënon 100 vjetorin e vdekjes së Ismail Qemalit me homazhe tek shtatorja në Prishtinë. (Prishtinë, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të diskutohet lidhur me kërkesën e Rektorëve të Universiteteve Publike rreth programeve të pa akredituara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Me rastin e 90 vjetorit të lindjes së regjisores së mirënjohur të kinemasë shqiptare Xhanfise Keko, nën patronatin e Ministrisë së Kulturës dhe Ambasadës së Shqipërisë, do të shfaqet premierë filmi dokumentar "Koha e pelikulës" i regjisorit Mevlan Shanaj, dedikuar artistes që ia kushtoi krijimtarinë, botës së madhe të fëmijëve të vegjël. (Kino ABC, ora 11:00)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune në ndërmarrjen “Fox Marble”. (Fshati Poturovc në Lipjan, ora 12:30)

- Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, do të mbajë mbledhjen e radhës, në të cilën do te shqyrtohet draft-Planit të punës së Komisionit për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-302, ora 13:00)

- Mbahet takimi i përbashkët i Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Sekretariatit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Rr. “Luan Haradinaj”, ora 14:30)