19 Prill 2024

Inflacioni mujor i çmimeve të konsumit ishte 0.3 për qind me ulët

Prishtinë, 11 gusht - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin korrik 2020, viti bazë 2015=100.

Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte (-0.3%) në muajin korrik 2020, krahasuar me muajin qershor 2020.

Kjo kryesisht është shpjeguar me rënien e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: qumësht, djathë dhe vezë (-1.8%); pemë (-3.8%); perime (-12.1%); pijet alkoolike (-1.8%); energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (-1.2%) - (rënie e çmimeve të drunjve për ngrohje), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.7) për qind në IHÇK.

Ndërsa, ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (0.5%); duhan (1.5%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (3.1%)-(ngritje e çmimeve të naftës dhe benzinës), shërbime për transport (5.9%)-(ngritje e çmimeve të biletave të transportit ajror), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.4 për qind në IHÇK.

Ndërkaq, norma vjetore e inflacionit, e matur në muajin korrik 2020 me muajin korrik 2019, ishte (-0.1%).

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit pësoi rënie në një mesatare prej (-0.1%) në muajin korrik 2020, krahasuar me muajin korrik 2019. Kjo kryesisht është shpjeguar me rënien e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: perime (-4.5%); pije alkoolike (-2.0%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (-15.6%) - (rënie e çmimeve të naftës dhe benzinës), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-1.4%) në IHÇK.

Ndërsa, ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (2.4%); mish (1.1%); qumësht, djathë dhe vezë (2.1%); pemë (5.6%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (4.5%); kafe, çaj dhe kakao (5.9%); ujë, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (1.5%); duhan (2.1%); produkte mjekësore, aparaturë dhe pajisje (5.0%); shërbime ambulantore (5.5%); blerje e automjeteve (0.8%); shërbime hoteliere (2.8%); kujdes personal (1.7%); gjëra personale (3.3%); sigurime (19.7%) - (ngritje e çmimeve të sigurimeve të automjeteve), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.3 për qind në IHÇK.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)