25 Prill 2024

Inflacioni mujor i çmimeve të konsumit ishte 0.2% në muajin shkurt 2020

Prishtinë, 11 mars - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin shkurt 2020.

Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte (-0.2%) në muajin shkurt 2020.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit pësoi rënie në një mesatare prej (-0.2%) në muajin shkurt 2020, krahasuar me muajin janar 2020. Kjo kryesisht është shpjeguar me rënien e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: pije alkoolike (-1.1%); veshje (-3.0%); energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (-0.6%); drunj për ngrohje, përdorim i pajisjeve për transportin personal (-1.6%); naftë dhe benzinë, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.3%) në IHÇK.

Ndërsa, ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet: pemë (0.9%); perime (2.8%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.1% në IHÇK.

Norma vjetore e inflacionit e matur në muajin janar 2020 me muajin janar 2019 ishte 1.0%.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte më i lartë për 1.0% në muajin shkurt 2020, krahasuar me muajin shkurt 2019. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (2.3%); mish (2.5%); pemë (7.8%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (2.6%); produkte të ndryshme ushqimore, kripëra, erëza etj., (3.0%); kafe, çaj dhe kakao (10.4%); enë, takëme dhe mjete të ndryshme të kuzhinës (4.1%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (2.7%); produkte mjekësore, aparaturë dhe pajisje (3.1%); shërbime ambulatore (6.3%); blerje e automjeteve (2.1%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (1.0%); naftë dhe benzinë, shërbime hoteliere (2.5%); shërbime të akomodimit (5.5%); gjëra personale, stolitë e çmuara etj., (3.0%); sigurime (19.3%); sigurim të automjeteve, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.6 për qind në IHÇK.

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet: perimë (-11.1%); pije alkoolike (-2.4%); veshje (-3.4%); energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (-0.9%) - (rënie e çmimeve të drunjve për ngrohje), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.6 për qind) në IHÇK.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)