20 Shtator 2020

Inflacioni i çmimeve të konsumit në muajin prill bie për 0.3 për qind

Prishtinë, 12 maj - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin prill 2020.

Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte (-0.3%) në muajin prill 2020.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit pësoi rënie në një mesatare prej (-0.3%) në muajin prill 2020, krahasuar me muajin mars 2020.

Kjo kryesisht është shpjeguar me rënien e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: perime (-1.0%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (-9.5%); rënie e çmimeve të naftës dhe benzinës, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.7%) në IHÇK.

Ndërsa, ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet: bukë dhe drithëra (0.4%); mish (0.3%); qumësht, djathë dhe vezë (1.8%); pemë (6.5%); ujë, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (0.7%); pije alkoolike (1.0%); produkte mjekësore, aparaturë dhe pajisje (1.4%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.4 për qind në IHÇK.
 
Ndërkaq, ndryshimet e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve te disa nëngrupe nuk patën ndonjë ndikim në IHÇK.

Norma vjetore e inflacionit e matur në muajin prill 2020 me muajin prill 2019 ishte 0.3%.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte më i lartë për 0.3% në muajin prill 2020, krahasuar me muajin prill 2019.

Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (2.1%); mish (2.7%); qumësht, djathë dhe vezë (6.0%); vajra dhe yndyrëra (2.1%); pemë (15.9%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (4.2%); produkte të ndryshme ushqimore, kripëra, erëza etj., (3.2%); kafe, çaj dhe kakao (8.6%); ujë, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (2.3%); pije alkoolike (1.5%); enë, takëme dhe mjete të ndryshme të kuzhinës (1.7%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (2.0%); produkte mjekësore, aparaturë dhe pajisje (5.0%); shërbime ambulatore (7.3%); blerje e automjeteve (1.6%); shërbime hoteliere (2.6%); sigurime (19.2%); ngritje e çmimeve të sigurimeve të automjeteve, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 2.0 për qind në IHÇK.

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet: perime (-15.6%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (-16.0%); rënie e çmimeve të naftës dhe benzinës, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-1.7 për qind) në IHÇK.
 
Ndryshimet e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve te disa nëngrupe nuk patën ndonjë ndikim në IHÇK.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Shtator 2020

- Forumi Ballkanik në emër të Platformës së Shoqërisë Civile për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut mban konferencë për shtyp në të cilën publikon raportin hulumtues, që është një vështrim mbi progresin e bërë nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor drejt zbatimit të zotimeve të tyre që nga Samiti i Ballkanit Perëndimor në Londër (2018) dhe Poznań (2019), të zhvilluara në kuadër të Procesit të Berlinit të nisur në vitin 2014. (Zyret e Forumit Ballkanik Rr. Tirana, C4/2 LAM B-N2 11-1, banesat e bardha të Prime Group, afër Euro Printy, ora 13:00)
 
- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 14:00)