19 Prill 2024

Indeksi i çmimeve të konsumit më i lartë për 0.2% në janar

Prishtinë, 16 shkurt - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin janar të vitit 2018.

Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit prej muajit janar 2016 publikohet me vitin bazë 2015=100

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në vend është më i lartë për 0.2% në muajin janar 2018, krahasuar me muajin dhjetor 2017.

Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: pemë (1.5%); perime (10.2%); furnizim me ujë dhe shërbime të ndryshme, që kanë të bëjnë me vendbanimin (2.5%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (0.6%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.5 për qind në IHÇK.

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupet: qumësht, djath dhe vezë (-1.2%); rrymë, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (-1.6%); shërbime për transport (-3.1%)-(rënie e çmimit të biletave me aeroplan) me një ndikim prej (-0.3%) në IHÇK.

Shkalla e inflacionit, e matur në muajin janar 2018, me muajin janar 2017 ishte (-0.2%).

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit pësoi rënie në një mesatare prej
(-0.2%) në muajin janar 2018, krahasuar me muajin janar 2017.

Kjo kryesisht është shpjeguar me rënien e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet: qumësht, djath dhe vezë (-3.8%); perime (-5.3%); sheqer dhe ëmbëlsira (-6.4%); rrymë, gaz dhe lëndë të tjera djegëse (-8.7%)-(rënie e çmimit të energjisë elektrike në muajin janar 2018 për (-15.5%), krahasuar me tarifat dimërore të muajit janar të vitit 2017); pajisjet shtëpiake (-2.5%); pajisjet audio-vizuele, fotografike për përpunimin e informatave (-6.8%) - me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-1.1%) në IHÇK.

Ngritje e çmimeve të konsumit në këtë periudhë vërehet te nëngrupet: bukë dhe drithëra (3.7%); mish (0.8%); pemë (11.7%); kafe, çaj dhe kakao (5.7%); duhan (3.7%); shërbime hoteliere (1.8%) - me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.9% në IHÇK.

Zbatimi i tarifave të reja me pakicë të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë nga 1 prilli i vitit 2017 të aprovuara nga Zyra e Rregullatorit për Energji të Republikës së Kosovës të datës 31 mars 2017 është shkaku  i ndryshimit të çmimit të energjisë elektrike në çdo muaj, të kalkulura nga Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KES/CO).
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)