29 Janar 2020

Indeksi i çmimeve të importit në Kosovë pësoi rënie për 0.9 për qind

Prishtinë, 5 dhjetor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Importit (IÇIMP) për periudhën tremujore TM3 2019.

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë pësoi rënie për (-0.9%) në TM3 2019, krahasuar me TM2 2019.

Rënie më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te: lëkura dhe artikujt e saj (-10.1 %); prodhimet minerale (-4.0%); tekstili dhe artikujt e tij (-3.4%); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (-2.0%); instrumentet optike, fotografike, matëse, madicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës (-2.0%); mjetet e transportit (-0.9%); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (-0.7%); druri dhe artikujt e tij (-0.3%); prodhimet e industrive kimike (-0.3%); vajrat ushqyese (-0.3%); metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (-0.2%); dhe artikujt e ndryshëm të prodhuar (-0.2%).

Rënia u neutralizua kryesisht nga ngritja e çmimeve sipas sektorëve te: prodhimet bimore (2.9%); shtazët e gjalla dhe prodhimet e tyre (0.5%); këpucët (0.4%); dhe artikujt e gurit, llaçit, prodhimet e keramikës dhe të qelqit (0.1%).

Ndërkaq, krahasuar me TM2 2018 çmimet e importit u ngritën në një mesatare prej 2.1%.

Ngritje më të mëdha sipas sektorëve ishin te: prodhimet bimore (22.4%); shtazët e gjalla dhe prodhimet e tyre (11.5%); lëkura dhe artikujt e saj (11.1%); prodhimet minerale (8.3%); artikujt e ndryshëm të prodhuar (6.7%); artikujt e gurit, llaçit, prodhimet e keramikës dhe të qelqit (1.6%); këpucët (1.1%); metalet bazë dhe artikujt e tyre (1.0%); letrat dhe artikujt e saj (0.5%); prodhimet e industrive kimike (0.4%); dhe plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (0.2%).

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: instrumentet optike, fotografike, matëse, madicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës (-16.4%); tekstili dhe artikujt e tij (-12.4%); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (-2.4%); vajrat ushqyese (-1.8%); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (-0.1%); dhe druri dhe artikujt e tij (-0.1%).
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 janar 2020

- Bazuar në Rregulloren nr. 09/2019 për Procedurën dhe Kriteret e Zgjedhjes së Anëtarëve të  Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga Gjyqësori, KGjK-ja ka caktuar votimin e zgjedhjes së një gjyqtari/e të nominuar nga radhët e Gjykatës së Apelit për Anëtar/e të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Pallati i Drejtësisë, Gjykata e Apelit, objekti B, salla Nr.124, ora 9:00) 

- Organizata Joqeveritare “Ngritja e Zërit” dorëzon shtatë lëndë në Gjykatën Kushtetuese rreth vlerësimit të kushtetutshmërisë se aktit juridik të Gjykatës Supreme me rastin e refuzimit të padive për kompensimin e dëmeve të luftës. (Gjykata Kushtetuese, ora 9:00)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizon prezantimin e raportit hulumtues "Përmbledhje e qasjes së Kosovës në deradikalizimin dhe ri-integrimin e qytetarëve të kthyer nga zonat e luftës në Siri dhe Irak". (Qendra e Konferenca "Orion", ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e 25 e Kuvendit të Komunës së Istogut. (Salla e Kuvndit të Komunës së Mitrovicës, ora 10:00)

- Komuna e Klinës bën homazhe në nderim të dëshmorëve Vesel S. Avdyli, Ilir R. Merturi dhe Naim XH. Gashi. (Varrezat e dëshmorëve të Kodra e Kuqe në Grabanicë të Klinës, ora 11:00)

- Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe Ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barišić, do të paraqesin prioritetet e Presidencës së Kroacisë të Këshillit të Bashkimit Evropian. (Menza Ramiz Sadiku, ora 12:00)

- Komuna e Klinës organizon manifestimin tradicional kulturor e përkujtimor, “Flaka e Janarit 2020” në nderim të dëshmorëve Vesel S. Avdyli, Ilir R. Merturi dhe Naim XH. Gashi. (Qendra e Kulturës "Jehona e Dukagjinit" në Klinë, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

 

- Mbahet ceremonia e varrimit të zyrtarit policor, i rënë në kryerje të detyrës në aksionin e policisë në fshatin Zhur të Prizrenit. (Varrezat e fshatit Shkarashnik në Komunën e Malishevës, ora 15:00)