28 Mars 2024

Haradinaj kërkon nga kompanitë uljen e çmimit të naftës

Prishtinë, 26 dhjetor - Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, u ka kërkuar autoriteteve përgjegjëse si dhe kompanive që importojnë dhe shesin naftë në Kosovë, që të ulet çmimi i naftës në Kosovë, konform çmimit të tregut.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj thotë se çmimi i naftës në tregun botëror dhe rajonal është më i ulët aktualisht, derisa në tregun kosovar, operatorët nuk kanë reflektuar.

“U bëj thirrje Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Ministrisë së Tregtisë, Shoqatës e Naftëtarëve dhe të gjithë mekanizmat e tjerë që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për ta ndryshuar këtë praktikë të keqe që dëmton qytetarët tanë. Çmimi i naftës duhet të jetë konform çmimit të tregut! Është e kuptueshme që tregu i lirë funksionon i pavarur, por kjo nuk nënkupton, në asnjë formë, dëmtimin e qëllimshëm të buxhetit të familjeve kosovare”, ka shkruar Haradinaj.

Kreu i Qeverisë ka shtuar se dëmtimi i padrejtë financiar i qytetarëve të Republikës së Kosovës është i patolerueshëm.

“Kjo po ndodhë nga kompanitë që importojnë dhe shesin naftë në Kosovë”, thotë kryeministri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)