03 Qershor 2020

Hapet panairi i mobilerisë dhe industrisë së drurit Natyra 2010

Prishtinë, 10 qershor - Panairi i gjashtë i mobilerisë dhe industrisë së drurit në Kosovë Natyra 2010, ku ekspozojnë 48 kompani nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Kroacia, Italia dhe vende të tjera, hapi dyert për publikun nga data 10 – 13 qershor, në Zonën Industriale në Prishtinë. Panairi Natyra 2010 organizohet nga Shoqata e Përpunuesve të Drurit në Kosovë (SHPDK), me përkrahje të Programit për Ndërmarrje Private të Kosovës të USAID-it dhe Agjencisë për Promovimin e Investimeve në Kosovë. 

Kompanitë vendore dhe të huaja sjellin për vizitorët një shumëllojshmëri produktesh dhe shërbimesh: dyer, dritare, enterier, kuzhina, si dhe makineri apo teknologji për prodhuesit e drurit, duke sjellë kështu pranë konsumatorit vendor vlerat më të mira të industrisë së përpunimit të drurit në Kosovë dhe vendeve të tjera pjesëmarrëse. Gjithashtu, panairi Natyra 2010 mundëson edhe krijimin e lidhjeve afariste mes kompanive kosovare dhe atyre në vende të rajonit dhe më gjerë në Evropë.  

Ne ceremoninë hapëse të panairit morën fjalën Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Blerand Stavileci, Zëvendës Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Januz Kastrati, Drejtoresha e Zyrës Ekonomike në USAID Mary Hobbs, u.d. Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu dhe Kryetari i SHPDK Hashim Deshishku. 

Ministri Stavileci foli për të pranishmit për rëndësinë e industrisë së përpunimit të drurit në ekonominë e Kosovoës duke e ndërlidhur këtë proces së afërmi me planet afatshkurtra dhe afatgjate të Qeverisë sidomos sa i përket menaxhimit të burimeve pyjore.

“Qeveria e Republikës së Kosovës do të nxit procesin e konsolidimit të tokave dhe po promovon krijimin e shoqatave të ndryshme, në mënyrë që të përfaqësohen interesat e pylltarisë private, industrisë pyjore private dhe kështu të krijohet një klimë e favorshme e biznesit. Me këtë përkrahje pylltaria private dhe sektorët e industrisë pyjore do të bëhen më profitabile dhe me potenciale të mëdha të pjesëmarrjes më aktive në zhvillimin e gjithë sektorit pyjor”, ka theksuar Stavileci.

Përfaqësuesja e USAID Mary Hobbs theksoi se USAID ka zgjedhur të përkrahë industrinë e përpunimit të drurit pasi ka potencialin për të qenë lidere e ekonomisë kosovare, se mund të depërtojë në tregje ndërkombëtare dhe të krijojë vende pune. Në të njëjtën kohë, Znj. Hobbs theksoi rëndësinë e procesit të certifikimit të pyjeve dhe ndikimin e këtij procesi në të ardhmen e industrisë së përpunimit të drurit. 

“Pylltaria dhe produktet e drurit paraqesin një burim të qëndrueshëm te të ardhurave për ekonominë e Kosovës. Kosova është një vend ku sipërfaqet pyjore paraqesin hapësirë të madhe të vendit dhe ky sektor pikërisht mund të paraqes mundësin për zëvendësimin e importit, shtimin e punësimit dhe po ashtu mund të shërbejë për tërheqje të investimeve direkte”, ka thënë Hopes.

Safet Gërxhaliu nga Oda Ekonomike e Kosovës vlerësoi lart arritjet e komjunitetit të biznesit në Kosovë dhe i inkurajoi ata për zhvillime të mëtejshme. 

Nga ana tjetër zëvendës ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Jonuz Kastrati ka thënë se është obligim moral i institucioneve që të ofrohet bashkëpunim organizimit të këtyre ngjarjeve, në mënyrë që edhe prodhimet kosovare të jenë konkurruese me ato të Bashkimit Evropian.

“Kemi obligim institucional dhe moral të ofrojmë një bashkëpunim të evenimenteve të tilla, ku shihet rezultatet e arritura të kompanive vendore në këtë sektor dhe të bëjmë përpjekje që prodhimet e kompanive kosovare të jenë konkurruese në tregjet e rajonit dhe tregun e Bashkimit Evropian. Sektori i përpunimit të drurit ka pas një zhvillim dhe një rritje signifikante të përdorimit të teknologjive dhe diturive të reja, në kualitetin e prodhimit, dizajnit, arritjen e marrëveshjeve për eksport në disa vende jo vetëm të rajonit”, ka theksuar Kastrati.

Ai ka shtuar se në MTI janë të evidentuar mbi 1400 biznese si përpunues të drurit dhe kanë mbi 5000 punëtorë të punësuar, prandaj kapacitetet në këtë sektor gradualisht po i tejkalojnë kërkesat e konsumit vendor.

“Aktivitete si panairi Natyra 2010 ndikojnë në rritjen e cilësisë, dizajnit dhe eksportit në Kosovë.  SHPDK vëren një eksport të shtuar të produkteve të drurit, që paraqet një zhvillim pozitiv jo vetëm sa i përket shtimit të produktivitetit të afaristëve vendorë, por ndikon drejtpërsëdrejti në krijimin e vendeve të reja të punës dhe zhvillimit ekonomik në vend” tha Hashim Deshishku, President i SHPDK-së, i cili vlerësoi lart përpjekjet e sektorit privatr kosovar të cilët me investime në aktivitete promovuese si pjesëmarrja në panaire dhe investimi në kuadro të rinj me vizion kanë arritur të depërtojnë në tregje edhe jashtë Kosovës me produkte të cilësisë së mirë. 

“Nuk duhet të lemë pa përmendur ndihmën e partnerëve tanë: USAID, APIK, Oda Ekonomike e Kosovës dhe GTZ që kanë dhënë një kontribut jashtëzakonisht të madh jo vetëm për këtë panair, por për zhvillimin e sektorit të industrisë së drurit në Kosovë” shtoi Z. Deshishku.    

SHPDK është themeluar në vitin 2004, si organizatë për përkrahjen e përpunuesve të drurit në Kosovë. Funksioni kryesor i SHPDK-së është të promovojë interesat e industrisë së drurit në Kosovë. SHPDK vazhdon te udhehiqet nga drejotoresha ekzekutive Znj.Arieta Vula.


Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Qershor 2020

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ku raporton Drejtorit te AKI-së Kreshnik Gashi lidhur me gjendjen e sigurisë gjate periudhës se pandemisë dhe situatën aktuale. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00) 

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e qeverisë, ora 10:00)

- Kuvendi i Kosovës mban seancë për votimin  për votimin e Qeverisë. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të vendos vazo dekorative gjelberuese në sheshin Bill Klinton. (Shshi Bill Klinton, ora 11:00)
  
- Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruan kontratën për Bursën Olimpike Tokyo 2020 me mundësin, Egzon Shala. (Zyret e KOK-ut në Shtëpinë e Sportit, 13:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi mban konferencë për media. (Hapësira në hyrje të Presidencës, ora 16:00 )