04 Gusht 2020

Hapet panairi i bizneseve të komuniteteve

Shtërpcë, 31 tetor - Zyra e Bashkimit Evropian në bashkëpunim me Ministrinë për Komunitete dhe Kthimi organizon panairin e bizneseve në Qendrën e Kulturës në Shtërpcë.

Ky panairi organizohet me qellim që pjesëtarëve të komunitetit të ju ofrohet mundësia për të paraqitur punimet e tyre, produktet, si dhe për të gjetur lidhjet e reja tregtare dhe rrjetëzim.

Panairi zhvillohet në kuadër të projektit të financuar nga BE-ja "Faza III e Programit të stabilitetit BE-Komunitet". 

Ngjarja njëkohësisht shënon fundin e fazës aktuale të zbatimit, me të cilën u mbështeten 260 projekte e të cilat rrjedhimisht krijuan ose siguruan pothuajse 600 vende pune në zonat e pakicave në tre vjet e gjysmë të kaluara.

Ky projekt është pjesë e programit i cili filloi në vitin 2002 dhe që nga atëherë janë mbështetur mbi 2.300 biznese familjare duke krijuar mbi 8,500 vende pune në zonat e pafavorizuara të pakicave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Gusht 2020

- Oda Ekonomike e Kosovës, Ministria e Drejtësisë dhe USAID-Programi për Drejtësi Komerciale do të mbajë forum virtual me temë 'Ekonomia gjatë pandemisë COVID-19. Si do të ndihmojë Gjykata Komerciale?'. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit voton raportin vjetor të Akademisë së Drejtësisë, Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si dhe diskuton lidhur me Raportin e Punës së Këshillit Gjyqësor dhe të Këshillit Prokurial të Kosovës. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)

- Grupi i Aktorëve të Prishtinës mban konferencën për media e cila organizohet me rastin e adresimit të kërkesës se aktoreve në Drejtorinë e Kulturës në Komunën  e Prishtinës, për krijimin e trupës artistike të Teatrit të qytetit në Prishtinë. (Para Komunes te Prishtines, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë miraton planin e punës së Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, do t’i vizitojë punimet në hekurudhën e Kosovës, linjën 10, në stacionin hekurudhor në Miradi. (Miradi, ora 10:30 - Nisja për media nga parkingu i Ministrisë së Infrastrukturës, ora 10:00)