03 Qershor 2020

Greqia reduktoi defiçitin buxhetor për 38,8 për qind

Athinë, 12 qershor - Gjatë pesë muajve të shkuar Greqia reduktoi defiçitin buxhetor për 38,8 për qind në nivel vjetor, ndërsa qëllimi ishte që të reduktohet për 35,1 për qind.

Defiçiti në fund të vitit arrinte 14,65 miliardë euro, ndërsa tani është reduktuar në 8,97 miliardë, transmetoi gazeta kroate “Veçernji list”.

Po ashtu edhe papunësia në mars është zvogëluar në krahasim me muajin paraprak. Në shkurt, shkalla e papunësisë arrinte 12,1 për qind ndërsa tashmë muajin vijues, në mars, është zvogëluar në 11,6 për qind. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Qershor 2020

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ku raporton Drejtorit te AKI-së Kreshnik Gashi lidhur me gjendjen e sigurisë gjate periudhës se pandemisë dhe situatën aktuale. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00) 

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e qeverisë, ora 10:00)

- Kuvendi i Kosovës mban seancë për votimin  për votimin e Qeverisë. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të vendos vazo dekorative gjelberuese në sheshin Bill Klinton. (Shshi Bill Klinton, ora 11:00)
  
- Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruan kontratën për Bursën Olimpike Tokyo 2020 me mundësin, Egzon Shala. (Zyret e KOK-ut në Shtëpinë e Sportit, 13:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi mban konferencë për media. (Hapësira në hyrje të Presidencës, ora 16:00 )