21 Shkurt 2020

Gjilani e Kumanova prezantojnë projektim ndërkufitar për treg të përbashkët

Gjilan, 26 gusht - Komuna e Gjilanit dhe Komuna e Kumanoves do te bëjne sot prezantimin e i projektit dy vjeçar për bashkëpunim ndërkufitar Gjilan - Kumanovë për treg të përbashkët.

Në të njejtën kohë, do të bëhet inaugurimi i tregut mobil ku farmeret nga Komuna e Gjilanit dhe Kumanovës do të promovojnë produktet e tyre në shtandet e reja mobile që gjithashtu do të promovohen.

Komuna e Kumanovës dhe Komuna e Gjilanit nga viti i kaluar janë duke zbatuar projektin: “Tregu i qëndrueshëm për produktet e freskëta të fermerëve në zonën ndërkufitare të Komunës së Gjilanit dhe Kumanovës”.

Projekti zbatohet në kuadër të programit për bashkëpunim ndërkufitar në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Objektivi i projektit është: Maksimalizimi i shitjeve dhe fitimit të produkteve të freskëta lokale të fermerëve në Komunën e Gjilanit dhe Komunën e Kumanovës, përmes organizimit të tregjeve të përparuara të gjelbërta, trajnimeve te ndryshme që jane te parapara me projekt. Përveç aktiviteteve te tjera, projekti parasheh si aktivitet te fundit edhe "Cross Border Week".
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 shkurt 2020  - Mbahet takimi i 178-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 10:00)

- Grupi për Ballkan dhe anëtarët e tjerë të Grupit për Politika dhe Avokim Kosovë – Serbi mbajnë tryezën e diskutimit për të arriturat e dialogut teknik Kosovë – Serbi. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi (zyra e kryetarit, ora 10:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në akademinë përkujtimore për heroin Shaban Polluzha, me rastin e 75 vjetorit të rënies së tij. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim kryetaren e Kuvendit të Republikës, Vjosa Osmani (zyra e kryetarit, ora 15:00)

- Kryeparlamentarja Osmani mban fjalim para kuvendarëve të Gjilanit e më pas viziton shkollën fillore “Thimi Mitko”. (Salla e Kuvendit te Komunës së Gjilanit, ora 15:30)

- Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani dhe Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri do të shkojnë për vizitë ngushëlluese në familjen Bllaca. (Gjilan, ora 17:00)

Festivali Nderkombetar i Animacionit Anibar organizon natën e shfaqjes së filmit Please Vote for Me" dhe dhurimit të librit nga truAktiv. (Kinema "Jusuf Gërvalla" në Pejë, ora 19:00)