20 Prill 2024

Gjermania beson se BE-ja dhe SHBA mund të shmangin konfliktin tregtar

Berlin, 20 mars - Ministri gjerman i Ekonomisë Peter Altmaier u shpreh se Gjermania beson se ekziston mundësia që BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara të shmangin mosmarrëveshjet rreth tarifave të planifikuara të ShBA-së ndaj importeve të çelikut dhe të aluminit, duke mënjanuar shkallëzimin e konfliktit tregtar.

"Jemi të mendimit se bisedimet intensive mes Europës dhe ShBA-së janë të domosdoshme dhe të nevojshme këtë javë në mënyrë që të shmanget një konflikt tregtar që mund të dëmtojë interesat themelore të të dyja palëve".

Ministrat e Ekonomisë nënvizuan të hënën se BE-ja mbështet tregtinë e lirë dhe të hapur, por do të reagojë nëse do të shënjestrohet nga tarifat e ShBA-së pas hyrjes në fuqi javën e ardhshme (23 mars).

Presidenti i ShBA-së Donald Trump urdhëroi kohët e fundit vendosjen e një tarife prej 25% për çelikun dhe 10% për aluminin e importuar.

Shoqata Europiane e Çelikut i kërkoi BE-së të përgatisë masat kundërshtuese pas hyrjes në fuqi të tarifave. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)