29 Maj 2020

Gjatë prilli Kosova ka importuar mallra në vlerë prej 12 milionë euro nga Serbia

 Prishtinë, 3 maj - Dogana e Republikës së Kosovës ka publikuar raportin përmbledhës për zbatimin e masave të reciprocitetit për periudhën 01-26 prill 2020.

Fillimisht Dogana e Kosovës ka bërë plotësimet dhe ndryshimet e nevojshme në sistemin ASYCUDA World  dhe po ashtu në Tarifën e Integruar të Kosovës (TARIK), si dhe duke marrë në konsideratë pikat 1.1 dhe 1.2 të vendimit të Qeverisë të cilat ndërlidhen me dokumentet dhe certifikatat fitosanitare dhe atyre veterinare, kompetencë e AUV-së, gjatë zbatimit të vendimit të lartë cekur i ka kushtuar rëndësi të veçantë kontrollit të dokumentacionit doganor që përcjellin mallrat me qëllim të sigurimit që emërtimet e përdorura të jenë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Në të gjitha rastet ku është vërejtur ndonjë emërtim apo denominim provokues mallrat janë kthyer mbrapa në Serbi dhe nuk janë lejuar të importohen dhe të zhdoganohen në Kosovë. Gjatë kësaj periudhe është evidentuar një rast i tillë dhe mauna së bashku me mallrat është kthyer në Serbi.

Gjatë periudhës raportuese nga Serbia janë importuar mallra në vlerë prej 12.4 milionë Euro. Importet e lëndës së parë kapin vlerën prej 3.5 milionë Euro.

Ndërsa nga Kosova në Serbi janë eksportuar mallra në vlerë prej 0.7 milionë Euro. 10 mallrat me vlerën më të lartë të eksportuara në Serbi janë: Mana të tjera, Manaferra të buta, Linjit.

Nga importi i mallrave të importuara nga Serbia janë mbledhur taksa në vlerë prej 1,069,441.89 Euro sipas kategorive në vijim: 1,983.47 Euro nga Dogana; 67,281.85 Euro nga akciza; 1,000,090.17 Euro nga TVSH; 86.40 Euro  nga Taksa MP.

Importi nga Serbia sipas llojit të mallrave është: grurë, misër për farë, miell prej gruri të zakonshëm, ushqime për kafshë, preparate jorefrakatare sipërfaqësore për fasada, mure të brendshme, dysheme, tavane, spango lidhëse apo ambalazhuese, kontejnerë prej alumini me kapacitet më pak se 50 litra, pllaka, fleta, filma prej plastike, celularë, kuti, kasat senduiqët dhe artikuj të ngjashëm të plastikës, paleta të tjera prej druri si dhe tuba me skesion katror ose trekëndësh.

Sfidat e identifikuara në zbatim:

Nga të dhënat në terren dhe atyre të mbledhura nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit janë hasur problemet në vijim për të cilat është njoftuar MEPTINIS:

 Gjatë datave 21 dhe 22 prill pala serbe në mënyrë sporadike nuk ka lejuar kalimin e maunave me mallra nga Kosova në Serbi apo edhe atyre të zbrazët përmes PKK-ve në Merdare, Jarinje dhe Bërnjak. Pas reagimit të instancave përkatëse qeveritare pranë BE-së këto masa janë tërhequr nga pala serbe dhe nuk ka raportime për përsëritjen e tyre.

Gjersa rastet e kthimit të transportueseve nga pala serbe në PKK-të e lartë cekura ende vazhdojnë për maunat me regjistrim të Serbisë dhe maunave me regjistrim të vendeve të tjera të cilat duan të dalin nga Kosova.
 
Sa i përket zbatimit të marrëveshjes për vulat doganore, nuk është prezantuar te Dogana ndonjë informacion se pala serbe ka kthyer maunat për shkak të vulave doganore të Doganës së Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 Maj 2020

- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prizrenit, e thirrur nga kryesuesi i Kuvendit. (Salla e shtëpisë së kulturës "Xhemajli Berisha", ora 10:00)

- Mbahet mbledhje e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, shqyrëtohet  raporti vjetor i përformancës se Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2019. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e pestë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit për vitin 2020, në të cilën do të bëhët shqyrtimi i propozim vendimit për bartjen e tejkalimit të të hyrave vetanake nga viti 2019.  (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në objektin e ri të komunës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e radhës e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Objekti i KGjK-së, ora 14:00)