29 Mars 2024

Gjasat që Greqia të mbetet në eurozonën janë 50:50

Gjenevë, 5 qershor - Paul Krugman, fitues i Çmimit Nobël për ekonomi dhe akademik në Universitetin Prinston, shpreh dyshimin për sukses të planit financiar për shpëtimin e Greqisë dhe vlerëson se gjasat që të mbetet në euroyonën janë gjysmë-gjysmë.

“Greqia me sakrificë të madhe gjatë pesë vieteve të ardhshme do të ngre borxhin e saj prej 115 në 140 për qind të Bruto Prodhimit Vendor (BPV)”, tha Krugman në forumin ekonomik në Zvicër.

Ai shtoi se “për ndonjë arsyje duhet të besojmë se nga viti 2015 Greqia sërish do të ketë qasje në tregjet financiare dhe se gjithçka do të jetë në rregull, ndërsa nuk e kuptoj se si do të arrihet kjo”.

Sipas Krugman vendet në eurozonën nuk janë në gjendje të paramendojnë heqjen e grupit të shteteve, të cilat e shfrytëzojnë euron, për shkak të cilës do të shkaktojë panik në bankat.

“Por, çka nëse megjithatë kjo ndodhë? Do të thoja se në rastin me Greqinë, gjasat për një gjë të tillë janë 50:50 dhe se Greqia në fund do të përjashtohet nga eurozona”, thotë Krugman. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)