05 Gusht 2020

Franca forcon luftën kundër evazionit fiskal

Paris, 17 shkurt - Franca do të angazhohet fuqishëm në luftë kundër evazionit fiskal. Nga marsi i këtij viti do të taksohen më fort ato firma që bizneset e tyre i kryejnë në vendet e njohura si oaze fiskale.

Kështu Presidenti francez Nikolas Sarkozy përmbush premtimin e dhënë në samitin e G8-ës në vitin 2009 për rregullimin e tregjeve financiare.

Në \"listën e zezë\" franceze ndodhen 18 shtete para së gjithash nga Karaibet, Amerika e Mesme dhe Azia. Shtetet e BE-së si Luksemburgu nuk ndodhen në këtë listë sepse një gjë e tillë ndalohet nga e drejta evropiane.

Një përpjekje e senatit francez që në këtë listë të futet e dhe Zvicra është penguar nga qeveria. Zvicra ka kërcënuar me bllokimin e marrëveshjes për taksimin e dyfishtë me Francën. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Gusht 2020

- Oda Ekonomike e Kosovës, Ministria e Drejtësisë dhe USAID-Programi për Drejtësi Komerciale do të mbajë forum virtual me temë 'Ekonomia gjatë pandemisë COVID-19. Si do të ndihmojë Gjykata Komerciale?'. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit voton raportin vjetor të Akademisë së Drejtësisë, Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si dhe diskuton lidhur me Raportin e Punës së Këshillit Gjyqësor dhe të Këshillit Prokurial të Kosovës. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)

- Grupi i Aktorëve të Prishtinës mban konferencën për media e cila organizohet me rastin e adresimit të kërkesës se aktoreve në Drejtorinë e Kulturës në Komunën  e Prishtinës, për krijimin e trupës artistike të Teatrit të qytetit në Prishtinë. (Para Komunes te Prishtines, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë miraton planin e punës së Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, do t’i vizitojë punimet në hekurudhën e Kosovës, linjën 10, në stacionin hekurudhor në Miradi. (Miradi, ora 10:30 - Nisja për media nga parkingu i Ministrisë së Infrastrukturës, ora 10:00)