19 Mars 2024

Fitch Ratings parashikon rritje të çmimeve të arit, aluminit, bakrit dhe nikelit

New York, 25 nëntor - Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit "Fitch Ratings" rriti parashikimet e çmimit të arit, metaleve dhe minierave për 2021 dhe 2022 për shkak të çekuilibrimit afatshkurtër të ofertës dhe kërkesës si dhe kërkesës më të lartë afatgjatë.

"Fitch Ratings" tani pret që çmimi i arit të jetë mesatarisht 1.800 dollarë për ons këtë vit, nga vlerësimi i saj i mëparshëm prej 1.700 dollarë dhe vlerëson se mesatarja do të jetë 1.600 dollarë për ons vitin e ardhshëm, nga 1.500 dollarë.

Rishikimi në rritje pasqyron "rritjen e kërkesës për shkak të statusit të investimit të saj si 'strehë e sigurt'", thuhet në deklaratën e agjencisë.

Agjencia, megjithatë, vuri në dukje se kërkesa për ar është moderuar që nga kulmi i pandemisë së COVID-19 "për shkak të perspektivave më të mira të rimëkëmbjes ekonomike".

Parashikimet për çmimin e aluminit u rishikuan në 2.450 dollarë, nga 2.200 dollarë për ton, për këtë vit dhe në 2.500 dollarë nga 2.000 dollarë për vitin 2022.

“Ndërprerjet e energjisë elektrike në Kinë kanë çuar në reduktime të kapacitetit të prodhimit që së bashku me shtyrjet dhe rinisjet e vonuara, kanë çuar në deficite të konsiderueshme në vitin 2021 që presim të vazhdojmë në vitin 2022 me një balancë të fortë tregu pas kësaj”, theksohet në deklaratë.

“Kërkesa për alumin në periudhën afatmesme dhe afatgjatë do të mbështetet nga aplikimi i tij në elektrifikimin dhe tranzicionin e energjisë”, shtoi deklarata.

Vlerësimi i çmimit të bakrit u rrit në 9.250 dollarë për ton, nga 9.000 dollarë për këtë vit dhe në 8.500 dollarë, nga 7.500 dollarë për vitin e ardhshëm.

"Inventarët e bakrit janë në nivele shumë të ulëta, konsumi i ulët në tre javë, çoi që stoqet e këmbimit të jenë në nivelet më të ulëta të 20 viteve", tha "Fitch Ratings".

“Ndërsa kërkesa po rritet, kompanitë e minierave përballen me sfida në marrjen e lejeve mjedisore për projekte të reja dhe rezistencën e komuniteteve lokale”, shtohet më tej.

Parashikimi i çmimit të nikelit u rrit në 18.250 dollarë për ton, nga 16.500 dollarë, për vitin 2021 dhe në 16.000 dollarë, nga 15.000 dollarë për vitin 2022, i nxitur nga efektet e mbetura të stoqeve të ulëta dhe çmimet më të larta në 2021", tha "Fitch Ratings".

Gjithashtu, pritshmëria e çmimit të zinkut u rishikua në 2.900 dollarë, nga 2.800 dollarë për ton, për këtë vit dhe në 2.900 dollarë, nga 2.400 dollarë për vitin e ardhshëm, si rezultat i rritjes së kërkesës globale që arrin pothuajse nivelin para pandemisë, kurse tregu global i zinkut të rafinuar "ka të ngjarë të kalojë në mungesa" në 2022 dhe 2023, thuhet në deklaratë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)