29 Mars 2024

Fillon prodhimi i dyerve dhe dritareve Afri Univerzal

Mitrovicë, 23 qershor - Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, kryetari i Komunës së Mitrovicë, Avni Kastrati dhe pronari i Kompanisë Afri Univerzal, Afrim Osmani sot kanë përuruar solemnisht objektin për prodhimin e dyerve dhe dritareve në Mitrovicë.

Me këtë rast kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu ka thënë se hapja e objekteve të tilla prodhuese është orientim dhe angazhim i OEK-u dhe se bashkëpunimi me Kompaninë Gjermane Gealan, paraqet realizim i përcaktimit të Odës që të behët bartja e teknologjive më bashkëkohore në ekonominë e Kosovës.

Ai ka vlerësuar se vëllezërit Osmani duke investuar afro 1 milion euro në këtë objekt dhe duke krijuar 40 vende të reja të punës drejtpërdrejtë  kanë dhënë kontribut konkret zhvillimit ekonomik të vendit dhe zgjidhjes së probleme aktuale. Ekonomia e vogël dhe e mesme janë shtyllat e zhvillimit ekonomik të vendit ka thënë Gërxhaliu dhe ka shpreh falënderimin ndaj biznesmenëve kosovar duke i quajtur heronj të pasluftës së Kosovës.

Kryetari i Komunës së Mitrovicë, Avni Kastrati ka theksua se është për çdo lëvdatë angazhimi i Afri Univerzal që me investim në prodhimtari të jep shembull konkret në zhvillimin e mëtejmë të vendit.

Komuna e Mitrovicë do të përkrah të gjitha ata që vendosim që të investojnë dhe përparojnë biznesin e vet por edhe të ndihmojnë në zgjidhjen e probleme të mprehta sociale me të cilat po ballafaqohet komuna e Mitrovicës dhe vendi, tha kryetari Kastrati.

Pronari i Afri Univerzal, Afrim Osmani deklaroi se me këtë investim në masë të madhe kanë zgjeruar veprimtarinë e kompanisë dhe u falënderua të gjithëve për përkrahjen që po i japin me pjesëmarrje në solemnitetin e përurimit të objektit prodhues i cili funksionon sipas teknologjisë më të avancuar në lëmine e prodhimit të dyerve dhe dritareve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)