10 Prill 2021

E.Xh paraburgoset për dhunë në familje

Kaçanik 24 shkurt - Gjykata Themelore në Ferizaj - Dega Kaçanik, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit  E.Xh. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndimi i lehtë trupor nga neni 185 paragrafi 3 nën paragrafi  3.1 Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe pas analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake Riza Livoreka, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se ti pandehuri më 22.02.2021, në shtëpinë e tyre në Kaçanik, pas një konflikti verbal më bashkëshorten e tij M.M-Xh, lidhur me djalin e tyre M., i njëjti me dashje që t'i shkaktojë lëndime trupore të dëmtuarës-viktimës së ndjeshme, e sulmon fizikisht, në atë mënyrë që e godet me grushta në kokë, me ç’rast e dëmtuara ka marrë ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kaçanik,

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej njëzet (20) ditëve.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Kalendari

Ngjarjet e datës 10 Prill 2021

- Ervehe Gashi, Prokurore e Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prizren mban konferencë për media, në të cilën do ta shpalosi të vërtetën, mbi gjithë manipulimrt e transmetuar ne emisionin “KallxoPërnime”.   (Hotel Sirius, ora 11:00)  

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencë për medie me temë: “Disa nga veprimet më urgjente për Qeverinë Kurti II”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga AAK-ja, Shemsedin Dreshaj, mban konferencë për medie, me temën: “Menaxhimi i pandemisë dhe vaksinat”. (Selia Qendrore e AAK-së, ora 12:00)