23 Tetor 2019

Euro i afrohet minimumit historik të të gjitha kohërave në Shqipëri

Tiranë, 6 gusht - Monedha e përbashkët euro u këmbye dje në tregun e këmbimit në Shqipëri poshtë kuotës se 121 lekëve duke ju afruar nivelit më të ulët historik të gjitha kohërave.

Një euro u këmbye me 120.75 lekë sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Euro u nënçmua me 0.59 pikë në raport me një ditë më parë në këmbim me monedhën vendase. Nënçmimi i euros këto ditë lidhet më prurjet e larta në valutë të krijuara nga sezoni turistik që është në kulmin e tij dhe prurjet e emigrantëve.

Ekspertët e këmbimit valutore e konsiderojnë sjellje sezonale këmbimin e euros në raport me lekun, teksa shifrat zyrtare tregojnë për numër më të lartë turistësh që po vizitojnë vendin këtë vit sidomos nga Europa Perëndimore.

Me këtë rënie euro po i  afrohet rekordeve historike në këmbim me lekun, kur në gjashtëmujorin e parë të vitit 2008 një euro kushtoi 120.4 lekë. Ky ishte niveli më i ulët që kur monedha e përbashkët nisi të përdorej si mjet monetar unik nga BE.

Në tregjet ndërkombëtare euro vijoi të rritet në këmbim me dollarin, pas një rënies që nisi javën e fundit. Një euro në tregjet ndërkombëtare kushtoi sot 1.117 USD duke u mbiçmuar me 0.59 pike sipas agjencisë së lajmeve Bloomberg.

Më herët përgjatë javës Dollari u rrit në nivelin më të ulët në dy vjet ndaj euros dhe kërceu nivelin më të lartë të dy muajve ndaj jenit ditën e enjte, pasi kreu i Rezervës federale të SHBA-ve, Jerome Powell përjashtoi një cikël të gjatë uljesh të normave të interesit, pasi mbrëmë u bë ulja e parë që nga periudha e krizës financiare.

Në një lëvizje gjerësisht të pritur, banka qendrore e SHBA-ve uli normën e interesit me 25 pikë bazë, në mënyrë që të mbrojë ekonominë nga kriza, përfshirë dhe tensionet tregtare.

Në një konferencë për shtyp pas vendimit të FED, Powell tha “ky nuk është fillimi i një serie të gjatë uljesh të normave të interesit.” Në të njëjtën kohë, “Nuk thashë që është vetëm një ulje normash.” Euro ra në $1.1034, niveli më i ulët nga 16 maji 2017, dhe më pas shkoi në $1.1045.

Që prej mesit të vitit 2016, kur këmbehet me rreth 138 lekë euro ka shënuar rënie të ndjeshme në tregun e brendshëm, duke rënë me 16.5 lekë.

Nga janari i këtij viti, monedha e përbashkët është nënçmuar me rreth 4 lekë. Oferta e lartë në euro dhe ngadalësimi i qarkullimit të monedhës vendase janë arsyet kryesore që kanë ndikuar në ketë tendencë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 tetor 2019 - Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, do të vizitojë Shkollën Fillore të Mesme të Ulët "Eqrem Qabej" në Mitrovicë, ku do të takoj drejtoreshën e kësaj shkolle, Remzije Alidemaj, për të parë procesin e zhvillimit të Garës Nacionale në Sport dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik. (Objekti i shkollës, ora 9:50)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa të Komunës së Mitrovicës. (Salla e mediave të Komunës së Mitrovicës, ora 10:00)

- Mbahet dita e parë e panairit ndërkombëtar të Agrobiznesit dhe Ushqimit AGROKOS. (Salla 1 Tetori, ora 10:00)

- Klubi i Prodhuesve të Kosovës dhe SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosova organizon ceremoninë inauguruese të Punëtorisë “Made in Kosova”. (SOS Fshatrat e Fëmijëve në Prishtinë, Rr. 1 Tetori p.n, Velani, ora 11:00)

- Organizatat joqeveritare Community Building Mitrovica, Mundësia, 7 Arte, Civil Development Organisation, Iniciativa Qytetare Skenderaj organizojnë konferencën e përbashkët të në të cilën do të prezantohet Raporti i monitorimit të aktivitetit të prokurimit: Qendra e riciklimit industrial për mbeturinat paraprakisht të klasifikar ose të përziera.  (Community Building Mitrovica, pas ëmbëltorës “Ballkan, ora 11:00)

- Lansohet platforma digjitale në rajon me koncept të "ekonomisë së përbashkët" e cila ju mundëson individëve të përfitojnë nga mjetet e tyre motorike duke i lëshuar ato me qira, si dhe personave të interesuar të marrin makina motorike me qira me cmime më të arsyeshme se nga format trandicionale të makinave me qira. (Objekti i Inovation Center of Kosova, ora 11:00)

- Bëhët promovimi i librit "Me Mall dhe Lot nga Stambolli" të autorit Hamdi Thaqi dhe Nazife Prebreza- Thaqi, që flitet për shpërnguljen e familjes Prebreza nga Toplica. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr.51. (Hoteli Grand, ora 12:30)

- Takohen dy grupet punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. (Selia e LDK-së, “Qafa”, ora 15:00)

- Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës me në ceremoni solemne shënon vitin e 10-të Jubilar Gjyqësor. (Hotel Emerald, ora 17:00)