28 Mars 2024

Elon Musk shet 5 miliardë dollarë aksione pas sondazhit në Twitter

New York, 11 nëntor - Shefi ekzekutiv i Tesla, Elon Musk ka shitur 5 miliardë dollarë apo 3.7 miliardë £ aksione të kompanisë së prodhimit të makinave elektrike.

Ky veprim vjen  disa ditë pasi ai pyeti 63 milionë ndjekësit e tij në Twitter, nëse duhet të shesë 10% të aksioneve të tij në Tesla.

Miliarderi ka përdorur  rrjetet sociale në të kaluarën për të njoftuar  gjëra të rëndësishme për kompaninë e tij.

Këtë herë shumica e ndjekësve të tij u përgjigjën pozitivisht - por, edhe nëse do të përgjigjeshin negativisht, Elon Musk-ut i ishte kërkuar të paguante taksa prej 15 miliardë dollarësh e më shumë në muajt e ardhshëm për aksionet e tij. Pra, për t'i mbuluar ato, ai do të shiste një pjesë të aksioneve të tij  në Tesla.

CEO i Tesla, i cili ka krijuar një industri që prodhon ekskluzivisht makina elektrike,  deklaroi se pavarësisht rezultatit të sondazhit, ai do të ndjekë atë veprim, ndërkohë që nga momenti që ai publikoi sondazhin, pasuria e tij u tkurr me 50 miliardë dollarë.

Rezultati i sondazhit në Twitter ishte: 58% e peronave që u përgjigjën ishin pro shitjes dhe 42% kundër, dhe Elon Musk e mbajti premtimin e tij duke shitur 10% të aksioneve të tij.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)