28 Mars 2024

Eksportet gjermane u pakësuan me 6,3 për qind në janar

Berlin, 11 mars - Rimëkëmbja e Evropës nga recesioni global shënoi hapa prapa, ndërsa kryeministri britanik paralajmëroi se do të ketë ditë të tjera të vështira.

Gjermania, ekonomia më e madhe e Evropës, tha sot se eksportet u pakësuan me 6,3 për qind në janar, krahasuar me muajin e mëparshëm. Kjo rënie i çuditi disa ekonomistë.

Eksporti në Gjermani ishte rritur, gjatë 4 muajve të fundit të vitit 2009, gjë që shihej si faktori që kishte nxitur rimëkëmbjen ekonomike të vendit. Po sot, Britania tha se prodhimi i industrial ra me 1 për qind gjatë muajve dhjetor –janar.

Megjithë rëniet nga njëri muaj tek tjetri, si Gjermania, edhe Britania kanë shënuar rritje ekonomike krahasuar me janarin e vitit 2009. Disa zyrtarë thanë se dimri i ashpër mund ta ketë dëmtuar ekonominë e të dy vendeve.

Megjithatë, kryeministri britanik paralajmëroi sot se rimëkëmbja ekonomike mbetet e brishtë. Ai tha po ashtu se është tepër herët të tërhiqen programet qeveritare të hartuara për stimulimin e rritjes ekonomike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)