22 Shtator 2019

Dy të tretat e amerikanëve përkrahin tregtinë e lirë

Washington, 20 gusht - Afro dy të tretat e amerikanëve përkrahin tregtinë e lirë, duke shënuar përqindjen më të lartë historike, sipas sondazhit më të fundit të publikuar nga rrjeti amerikan NBC dhe gazeta "The Wall Street Journal".

Sipas këtij sondazhi, 64 % e të anketuarve janë të mendimit se tregtia e lirë do ta hapë tregje të reja dhe do t'i sjellë përfitime ShBA-së, e cila s'mund të shmangë globalizimin ekonomik.

Vetëm 27 % e të anketuarve janë të mendimit se tregtia e lirë dëmton industrinë e prodhimit dhe sektorët e tjerë kyçë të ShBA-së.

Sondazhi u zhvillua nga 10 deri më 14 gusht dhe në të morën pjesë 1000 veta. Me përshkallëzimin e mëtejshëm të fërkimeve ekonomiko-tregtare nga qeveria amerikane, qarqet e ndryshme amerikane kundërshtojnë më tej shtimin e tarifave dhe përkrahin tregtinë e lirë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 shtator 2019

- Federata e pingpongut të Kosovës zhvillon garat ekipore në Superligën e Meshkujve. (Pallati i Sporteve në Prishtinë, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it, , do të mbajë konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti: “Drejtësia administrative në Kosovë, ligji VS praktika”. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Përmbylljes Java e Kosovës për Zhvillim të Qendrueshëm dhe Java Europiane e Mobilitetit. (Tek monumenti Newborn, ora 12:30)

- Partia e Drejtësisë do të shënojë njëzet vjetorin e themelimit të Partisë. (Salla e Kuqe të Pallatit të Rinisë e Sporteve, ora 14:00)