21 Nëntor 2018

Dukagjini mirëpret investitorët spanjoll

Gjakovë, 8 nëntor - Bizneset spanjolle kanë vizituar Komunën e Gjakovës, me kërkesë të zyrës regjionale të AKB-së, ku kanë bashkë biseduar rreth njëqindë kompani dhe arritur edhe disa marrëveshje bashkëpunimi.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, tha se kanë sjellur bizneset spanjolle në Gjakovë me qëllim që edhe në rajonin e Dukagjinit të ketë bashkëpunime e investime.

Dukagjini ofron mundësi të shumta për investime.

Bizneset spanjolle kanë takuar edhe  kryetarin e Komunës Ardian Gjini, ku kanë biseduar  lidhur me mundësitë për investime.
 
Ardian Gjini, kryetar i Komunës së Gjakovës informoi bizneset spanjolle lidhur me potencialet që kanë për të bërë biznes dhe ftoi ata që të realizojnë investime.

Sipas tij është me interes të bashkëbisedosh me biznese të huaja dhe shpresojmë edhe në rezultate.

Ai premtoi se janë në krah të investitorëve dhe do të mbështesin çdo iniciativë.

Alberto Garcia Rojas, udhëheqës i investitorëve spanjoll tha se bizneset nga vendi i tij janë për herë të parë në Kosovë dhe janë të interesuar të investojnë.  Ai tregoi se këtu janë 15 biznese nga industria mishit, aluminit, elektrikës, ndriqimit, instalimit, lëkurës, përpunimit të këpucëve, të prodhimit të verërave, parfimerisë e detergjenteve, shërbimeve juridike, ato ambulantive e të tjera.

“Është hera e parë që jemi në Kosovë dhe kjo po na ndryshon bindjen se Kosova është shumë më mirë sesa ne kemi menduar“, tha ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 nëntor 2018 - Ministri i Financave Bedri Hamza dhe udhëheqësi i Delegacionit të Qeverisë Gjermane Dirk Schattschneider nënshkruajnë Protokollin ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Gjermanisë, ku me këtë rast konfirmohen zotimet e Qeverisë Gjermane për Bashkëpunim Teknik dhe Financiar për vitet 2018-2019, në vlerë prej 60.05 milionë euro. (Ndërtesa e  Qeverisë, salla P-32, ora 9:30)

-  Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Haliti. (Objekti i Komunës së Vitisë, ora 9:30) 

- Zyra Ligjore e Zyrës së Kryeministrit në bashkëpunim me International Finance Corporation lansojnë versionin e përditësuar të Regjistrit Qendror të Lejeve dhe Licencave. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:45) 

- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Skender Reçica raporton para Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale lidhur me vonesat në përmbushjen e agjendës legjislative, rojeksionet buxhetore të Ministrisë së Punës si dhe zatimi i Ligjit për personat e dhunuar gjatë luftës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla 302, ora 10:00)

- Organizata ndërkombëtare e të drejtave të njeriut, Civil Rights Defenders organizon Samitin e Romëve të Ballkanit Perëndimor 2018. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kryetari Shpend Ahmeti do ta vizitojë ndermarrjen "Horrikultura". (Objekti i Hortikulturës pranë brigades se zjarrfikësve në rrugën "Tahir Zajmi", ora 10:00)

- Komisioni për Buxhet dhe Financa shqyrton Projektligjin mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e RepublikÑ‘s së KosovÑ‘s për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 10:00)

- Në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”,  Let’s Do It do të organizoj tryezë me qëllim të diskutimit të të arriturave të komunave të rajonit të Gjilanit në fushatën e pastrimit nga data 15 shtator e deri më tani. (Restorant “Vali Ranch” në Gjilan, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars 2018 interviston Ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, ish-UD Drejtorit të Departamentit të Aviacionit Civil, Ismail Berisha, Drejtorin e Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror Bahri Nuredini dhe Inspektorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Shkelzen Sopjani. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)

- Lëvizjes Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyret e Vetëvendosjes në lagjën Arbëria, ora 11:00)

- Kryesia e LDK-së bën homazhe te varri i Xhavit Ahmetit, në 22 vjetorin e vdekjes së tij. (Varrezat e Prishtinës, lagjja Arbëri, ora 11:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Podujevës, Agim Veliu. (Objekti i Komunës së Podujevës, ora 11:30)

- Promovohet libri me titull "Roli i Drejtorisë së Arsimit në Reformimin e Shkollës dhe Arsimit në Klinë 1999-2017” i autores Suzan Gjergji. (Qendra e Kulturës” Jehona e Dukagjinit” në Klinë, ora 13:00)

- Mbahet ceremonia e përbashkët e përurimit të vënies në zbatim të Sistemit të Menaxhimit Informativ të Lëndëve në gjykatat dhe prokuroritë e Republikës së Kosovës. (Objekti i Gjykatës Themelore të Ferizajt, ora 13:00)

- Bëhet promovimi i librit të historianit,Valon Jashari “Kryengritja Çlirimtare në Kosovë Lindore gjatë viteve 1999-2001". (Biblioteka Kombëtare ‘Pjetër Bogdani”,  ora 15:00)

- Galeria Kombëtare e Kosovës organizon hapjen e ekspozitës "Nën Presion - Fakte nga arkitektura socialiste në Shqipëri" nga Gjergj Islami dhe Denada Veizaj. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 20:00)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prishtinë, mbanë konferencë për media. (Objekti i çerdhës në Kodrën e Trimave, )