28 Mars 2024

Dogana parandalon futjen ilegale te rreth 35.000 mijë eurove

Prishtinë, 26 shkurt - Dogana e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se në pikë kalimin kufitar Jarinje me qëllim të luftimit dhe parandalimit të kontrabandës ne bashkëpunim në mes të Doganës dhe Policisë së Kosovës është zhvilluar një plan operativ i koduar “Luftimi kontrabandës”.

Gjatë zhvillimit të planit operativ rreth orës 16;00 është ndaluar për kontroll automjeti me targa  të Serbisë  të cilin e drejtonte një qytetar i Republikës se Kosovës.

Për arsye të dyshimit të bazuar dhe informatave të siguruara përmes rrugëve operative,  vetura në fjalë është selektuar për kontroll në vijën e dytë ku i është bërë kontrolli detal nga zyrtarët doganor dhe policor.

Gjatë kontrollit të veturës  janë zbuluar mjete monetare të pa deklaruara në shumën prej 34.720.00€.  Për trajtim të mëtutjeshëm rasti në fjalë është trajtuar nga hetuesia e doganës dhe Prokurori i Prokurorisë Speciale.

Bazuar në nenin 33 paragrafi 5 i ligjit 05/L-096 (Ligji per pastrimin e parave dhe luftimin e financimit te terrorizmit), palës i janë konfiskuar 25% apo 8,680.00€ e mjeteve të pa deklaruar, ndërsa 75% apo 26,040.00€ e mjeteve janë ndaluar me urdhër të Prokurorit për hetime të mëtutjeshme.

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.


Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)