29 Mars 2024

Dogana parandalon 9 raste tentim kontrabande

Prishtinë, 6 gusht - gjatë javës së fundit  njësitet e doganës, përveç kontrolleve nëpër pikat kufitare kanë ndërmarr edhe kontrolle në brendi të territori ku kanë arritur të parandalonin 9  raste të ndryshme të tentim kontrabandimit nëpër vendkalime të ndryshme kufitare si dhe në brendi të territorit të republikës së Kosovës.

Oficerët në aeroport kanë ndaluar një tentim kontrabande ku një shtetas nga Republika e Maqedonisë tentojë të kontrabandonte orë dorë me vlerë të lartë, malli është konfiskuar dhe procedura kundërvajtje ndaj personit është duke u zhvilluar.

Në rajonin e Gjilanit saktësisht në pikë-kalimin Dheu i bardhë, oficerët Doganor zbuluan dy kundërvajtje doganore ku shtetasit kosovar tentuan të kontrabandojnë mallra të ndryshme me vlerë mbi 1000 euro. 

Njësitet anti-kontrabandë kanë konfiskuar gjatë kësaj jave 3 automjete të cilat nuk kanë pasur procedura e zhdoganimit të përfunduara dy prej këtyre veturave në Rahovec kurse tjetra në  Mitrovicë.

Në rajonin e Mitrovicës ka pasur më së shumti tentim kontrabandimi me derivate të naftë. Gjatë kësaj jave janë kapur nga njësitë anti-kontrabandë disa raste me derivate të naftës ku janë konfiskuar mbi 1000 litra. Gjithashtu ka pasur një rast me sasi të konsiderueshme vajit motorik ku sasia e involvuar ishte 3000 litra.

Të gjitha  mallrat janë konfiskuar dhe po i nënshtrohen procedurës për kundërvajtje Doganore, vlera e përafërt e tyre është mbi 15.000 euro.               

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)